15.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSi i nxisin ndryshimet klimatike zjarret/ Si të mbrojmë pasurinë tonë

Si i nxisin ndryshimet klimatike zjarret/ Si të mbrojmë pasurinë tonë

Nga Mesdheu, Lindja e Mesme, Europa Qendrore e deri në Amerikën e Veriut, ndryshimet klimatike po bëhen gjithnjë e më kërcënuese.

Teksa temperaturat vijojnë rritjen, zjarret pritet të jenë një prej kërcënimeve kryesore të kësaj vere.

Tejkalimi i kufirit të temperaturave çdo vit po ndikon te ngrohja, duke sjellë valë të tejzgjatura të të nxehtit, stuhi më intensive dhe zjarre.

LEXO EDHE: Fenomeni “El nino” pritet të prekë Shqipërinë, meterologët: Do përjetojmë ngjarje ekstreme të motit

Ndryshimet klimatike i bëjnë valët e të nxehtit edhe më të rënda, edhe më të shpeshta. Kjo ka ndodhur në shumicën e rajoneve tokësore dhe është konfirmuar nga paneli global i shkencëtarëve të klimës (IPCC) i OKB-së.

Emetimet e gazrave serrë nga aktivitetet njerëzore e kanë ngrohur planetin për rreth 1.2 gradë Celsius qe nga kohërat para-industriale. Kjo do të thotë se, gjatë ngjarjeve ekstreme të nxehtësisë, mund të shënohen temperatura më të larta.

Çdo valë e të nxehtit që po përjetojmë sot, është bërë më e nxehtë dhe më e shpeshtë për shkak të ndryshimeve klimatike”, thotë Friederike Otto, shkencëtare për klimën në Kolegjin Imperial në Londër.

Por, në valët e të nxehtit ndikojnë edhe kushte të tjera. Në Evropë, për shembull, qarkullimi atmosferik është një faktor i rëndësishëm.

Temperatura mesatare globale është rreth 1.2 gradë Celsius më e lartë se në kohërat para-industriale. Kjo është duke shkaktuar tashmë ngjarje ekstreme të të nxehtit.

“Mesatarisht në tokë, ekstremet e nxehtësisë që do të kishin ndodhur një herë në dhjetë vjet pa ndikimin e njeriut në klimë, tani janë tri herë më të shpeshta”, thotë Sonia Seneviratne, shkencëtare për klimën në organizatën ETH në Cyrih.

Temperaturat do të ndalojnë së rrituri vetëm nëse njerëzit ndalojnë së shtuari gazra serrë në atmosferë. Deri atëherë, valët e të nxehtit pritet të përkeqësohen.

Ndryshimet klimatike shkak për zjarre 

Ndryshimet klimatike rrisin kushtet e nxehta dhe të thata të motit, që i ndihmojnë zjarret të përhapen më shpejt dhe të digjen më gjatë.

Në Mesdhe, kjo ka bërë që sezoni i zjarreve të fillojë më herët dhe të zgjasë më shumë.

Vitin e kaluar, më shumë se gjysmë milioni hektarë janë djegur në Bashkimin Evropian. Ka qenë ky sezoni i dytë më i keq i zjarreve në BE, pas rekordit të shënuar në vitin 2017.

Moti më i nxehtë, gjithashtu, heq lagështinë nga bimët, duke i kthyer ato në lëndë të thata, që ndihmojnë në përhapjen e zjarreve.

Kushtet më të nxehta dhe më të thata tani, thjesht e bëjnë [situatën] shumë më të rrezikshme”, thotë Mark Parrington, shkencëtar në “Copernicus”.

Temperaturat më të nxehta janë duke shkaktuar zjarre edhe në rajone që nuk janë mësuar me to dhe janë më pak të përgatitura.

Sigurimi i Pronës 

Për arsyet e sipërcituara dhe jo vetëm, ekspertët e sigurimeve kanë kërkuar ndërgjegjësimin e qytetarëve që të sigurojnë shëndetin dhe pronën, si mënyra më e mirë për ti dalë përpara të keqes.

Ne nuk duhet të presim që zjarri, uji apo tërmeti të na mbërrijë tek dera dhe më pas të rrimë dyerve të institucioneve shtetërore për ndihmë, por duke qenë të siguruar privatisht, për çdo dëm që pësojmë kompensohemi në vlerën reale dhe në kohë sa më të shpejtë.

Siguracioni ruan pasurinë dhe ul riskun financiar

Shumë katastrofa nuk mund të shmangen, veçanërisht katastrofat natyrore, gjithsesi efektet e tyre ekonomike dhe sociale mund të zbuten nëpërmjet një manaxhimi të mirë dhe parandalimi.

Sigurimi i pronës ndikon në jetën e gjithkujt dhe në gjithë ekonominë e vendit. Nga vlerësimi dhe matja e riskut të katastrofave, modelimi i tij, ne do të përpiqemi të tregojmë se cilat janë mënyrat më të mira për të manaxhuar riskun që lidhet me ngjarjet katastrofike, sa i kushtojnë ekonomisë dhe si mund të implementohen në vendin tonë.

Fatkeqësitë natyrore janë të shoqëruara me humbje në numër të madh jetësh njerëzish, me dëme kolosale të karakterit ekonomik e social, por edhe me prishjen e trendit në zhvillimin ekonomik të vendeve, si dhe këputjen e zinxhirit të ekuilibrave mikro dhe makro-ekonomike.

Vitet e fundit shpeshtimi i ngjarjeve me natyrë katastrofike dhe rritja e dëmeve të shkaktuara prej tyre, shihen si një kërcënim i madh për zhvillimin ekonomik, social dhe human në shumë zona të prekura ose që rrezikojnë të preken prej tyre.

Ndikimi i sigurimit të pronës do të sillte përfitime të shumta fiskale dhe përfitime për familjet, bizneset dhe qeverinë.

Në rastin e familjeve: Aksesi për një sigurim të përballueshëm në rast fatkeqësish natyrore do të shërbejë si një rrjet i rëndësishëm financiar siguracioni që do të ndihmojë pronarët e shtëpive të mbrojnë kursimet e tyre dhe të evitojnë shkatërrimin financiar.

Në rastin e bizneseve: Aksesi për sigurim ndaj fatkeqësive natyrore do të reduktojë ndikimin e padëshirueshëm të rreziqeve natyrore në fitimet e tyre duke reduktuar në këtë mënyrë koston e huamarrjes dhe duke çuar në përmirësimin e vlerësimeve të biznesit.

Në rastin e qeverisë, sigurimi i pronës do të ndihmojë në reduktimin e detyrimeve të mundshme financiare që lindin si rezultat i ekspozimit ndaj rreziqeve natyrore. Do të mundësojë akses ndaj likuiditeteve të menjëhershme pas rasteve të fatkeqësive. Do të ndihmojë të zbusë ndikimet e padëshiruara nga rreziqet natyrore në stabilitetin fiskal dhe rritjen ekonomike.

Sigurimet e Pronës, ende shumë lirë dhe vetëm një klik larg

Për fatin e mirë të qytetarëve shqiptarë, Sigurimi i Pronës në vendin tonë është ende shumë i lirë.

Për shembull, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria, e ofron duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit.

Për më tepër, Siguracionet e Pronës tashmë mund ti blini, Online, kudo që të ndodheni.

Mjafton vetëm një celular apo një laptop dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë e pasurisë suaj, është vetëm një klikim larg.

Hyni në https://sigal.com.al/online/ dhe blini direkt nga celulari siguracionet që ju nevojiten. Shpejt, Thjesht dhe Sigurt.

Shtëpia apo biznesi janë investimet tona më të mëdha.  Nëse edhe ti akoma nuk je siguruar, mos prit më. Siguroje tani pronën dhe vijo jetën qetësisht…

LEXO EDHE: Nuk ka surpriza/ Ja kompania e sigurimit më e besuar nga shqiptarët për Sigurimin e Pronës

Merrni një ofertë tani duke shkruar në:

WhatsApp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat