18.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEkspertja e IGJEO-s: Kjo fundjavë, më e ftohta e janarit. Temperatura nën...

Ekspertja e IGJEO-s: Kjo fundjavë, më e ftohta e janarit. Temperatura nën 0

Fundjava që presim do jetë më e ftohta e muajit Janar!

Këtë e ka bërë të ditur ekspertja e IGJEO Anira Gjoni, e cila në një lidhje telefonike me emisionin “Wake Up”, tregoi se do moti do jetë i kthjellët por do shoqërohet me temperatura nën 0 gradë.

E shtuna mendohet të jetë dita më e ftohtë e kësaj jave sipas IGJEO.

“Duke qenë se jemi nën ndikimin e masave të ftohta me origjinë polare përgjatë kësaj jave do na shoqërojë mot i kthjellët por me temperatura të ulëta. Presim që gjatë fundjavës, pra dita e shtunë dhe e diel të arrijnë edhe temperaturat minimale më të ulëta dhe moti do jetë i kthjellët dhe qëndrueshëm. Nuk do të presim që të kemi reshje shiu.

Temperaturat ditën e nesërme presim që të shkojnë minimalet në zonat bregdetare në 5 gradë, në zonat e ulëta 2 gradë dhe në zonat malore presim që të regjistrojnë në -4.

Në fundjavë presim në minimalet në bregdet të zbresin në 3 gradë, në zonat e ulëta ku përfshihet dhe kryeqyteti në -1 gradë dhe në zonat malore presim që të shkojnë deri në -6 gradë.

Këto nuk janë minimale ekstreme për vendin tonë, thjesht janë temperatura të ulëta dhe i konsiderojmë normale për stinën ku ndodhemi. Pas datës 15 janar presim që dy javët e tjera të jenë temperatura relativisht të ngrohta”, shprehet Anira Gjoni.

Përsa i përket ngricave, ekspertja e motit shprehet se do jenë prezente në akset rrugore të zonave malore, pasi nuk është e nevojshme të ketë reshje, për të patur prezencë të tyre nëse temperaturat janë nën 0 gradë.

“Në zonat malore, në akset rrugore ku temperaturat do arrijnë në -6 gradë, duhet patur kujdes pasi shoqërohen me ngrica. Nuk është e nevojshmë që të ketë reshje për të patur ngrica, mjafton edhe bryma që na shoqëron në zonat malore, ku nën ndikimin e temperaturave të ulëta kthehen në ngrica”.

LEXO EDHE: Moti bën kthesën në fundjavë/ Me KASKO dhe “AutoSOS”, makina juaj e mbrojtur në Shqipëri dhe Europë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat