19.5 C
Tirana
Tuesday, April 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEkspertët optimistë për Omicron, por del një variant i ri

Ekspertët optimistë për Omicron, por del një variant i ri

Janë fjalë shprese: “Jam më shumë optimist për pandeminë sot se sa kam qenë që prej shpalljes pandemi, rreth dy vite më parë”, tha Tom Frieden, ish-drejtor i CDC.

Bëni durim pasi gjërat po përmirësohen”, tha Anthony Fauci, këshilltar i presidentit të SHBA.

Disa zona po shohin ende raste të reja me Covid-19, por shifrat janë në rënie ose mbesin në nivel në thuajse gjysmën e shteteve amerikane në dy javët e fundit.

Ekspertët shëndetësorë besojnë se piku i pandemisë të ketë kaluar.

Në disa javë, përmbytja nga varianti Omicron, jo vala por përmbytja, do të ketë kaluar”, tha Frieden.

Por tani ka një shqetësim të ri, një degëzim i Omicron i quajtur BA.2, i cili po fiton terren në disa vende si India dhe Danimarka.

Nuk duket të jetë shumë i ndryshëm sa i përket transmetueshmërisë, por nëse shikoni ashpërsinë e rasteve dhe të dhënat nga Danimarka, nuk duket se rastet të infektuar me variantin e ri, degëzimin e Omicron, të jenë më të rënda”, tha Fauci.

Pfizer dhe Moderna po punojnë për një vaksinë specifike ndaj Omicron, që vjen në vjeshtë ose më parë. Ndërkohë, vijon gara për një vaksinë universal ndaj koronavirusit, e cila mund të luftojë variantet aktuale dhe ato të ardhshme. Gjithashtu edhe llojet e tjera të koronavirusëve, të cilët nuk i njohim ende.

Lexo edheRekord infektimesh me Covid në Shqipëri/ SIGAL UNIQA pranë jush me produktet më të mira

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat