12.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEgjipt: Modelet tradicionale të punës nuk janë më të përshtatshme, sipas federatës...

Egjipt: Modelet tradicionale të punës nuk janë më të përshtatshme, sipas federatës së sigurimeve

Federata e Sigurimeve në Egjipt është shprehur se modelet tradicionale të punës dhe modelet tradicionale të Teknologjisë së Informacionit të zhvilluara brenda institucioneve, nuk janë më të përshtatshme për modelin e biznesit.

Për këtë arsye, federata i rekomandon siguruesve:

  • Adoptimin e modeleve të reja të punës, të tilla si puna në distancë, duke kontribuar tek mjedisi ekonomik që mundëson suksesin e modeleve të tilla të reja të punës.
  • Alokimin e burimeve të domosdoshme për zhvillimin e infrastrukturës së kompanive dhe ofrimin e pajisjeve moderne të nevojshme, të cilat i mundësojnë punonjësve të kryejnë punën e tyre siç duhet dhe me profesionalizëm.
  • Të garantojë që aksesi në gjithçka që është e re në fushën e teknologjisë dixhitale dhe përpjekjet për të zhdukur analfabetizimin dixhital brenda mjedisit të punës, në mënyrë që të gjithë të kuptojnë mënyrën se si ndodhin sulmet kibernetike dhe të punojnë për të garantuar që platformat e IT-së të jenë të mbrojtura nga sulmet pirate dhe elektronike.
  • Dizenjimin e produkteve të sigurimit, të cilat përmbushin nevojat e klientëve që punojnë dhe komunikojnë përmes internetit.
  • Adresimin e autoriteteve rregullatore mbi çështje të tilla si miratimin e lëshimit elektronik të policave të sigurimit dhe metodat dhe procedurat e përshtatshme të përdorimit të firmave elektronike.
  • Zhvillimin e një sistemi të integruar të IT-së për mbledhjen e primeve dhe përpunimin e kompensimeve, si edhe pagesën në kohë të ndërmjetësve të sigururimeve dhe të kanaleve të tjera të shpëndarjes, në mënyrë që i gjithë sistemi i sigurimeve mund operojë dhe menaxhohet në distancë.
  • Publikimin e videove mbi faqet e internetit të kompanive të sigurimit për të shpjeguar se si mund të përdorin klientët faqen dhe të aksesojnë shërbime të tjera si dhe publikimin e linqeve për integrimin e faqeve të mediave sociale. Këto veprime do të lehtësojnë aksesin e klientëve në shërbimet e sigurimeve online pa nevojën për të shkruar fizikisht tek zyrat e sigurimeve.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat