13.5 C
Tirana
Saturday, May 11, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDy të vdekur dhe shtatë të plagosur në dy aksidente

Dy të vdekur dhe shtatë të plagosur në dy aksidente

Dy të vdekur dhe 7 te plagosur është bilanci i dy aksidenteve të ndodhur në Korçë dhe në Librazhd.

Një parakalim i gabuar i mori jetën një 36-vjeçari, ndërsa shkaktoi plagosjen e katër të tjerëve. Dy automjete u përplasën në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta.

Automjeti tip Volksvagen që drejtohej nga 36-vjeçari Elvis Mizaku u përplas kokë më kokë me mjetin tip “Hyndai” që drejtohej nga 23-vjeçari Kristian Hoxha.

Nga përplasja e fortë, brenda makinës mbeti i bllokuar 36-vjeçari Mizaku, i cili mori plagë të rënda.

Ai u nxor nga makina nga forcat zjarrfikëse. I riu humbi jetën teksa po transportohej për në spital.

Nga aksidenti i rëndë të plagosur mbetën dhe 4 pasagjerët, të cilët ndodheshin në automjetin Hyndai.

Shoferi i kësaj makine Kristian Hoxha dyshohet se kreu parakalimin e gabuar, që shkaktoi dhe humbjen e jetës së 36-vjeçarit Mizaku.  Ai shoqërua në polici.

Grupi hetimor, dyshon se i riu lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Aksidenti tjetër ndodhi në rrugën Librazhd-Qafë Thanë, në vendin e quajtur Mbikalimi i Trenit ne Dragostunjë.

Makina tip Benz doli nga rruga duke shkaktuar vdekjen e 18-vjeçarit Dorian Belba, i cili ishte pasagjer.

Ai po udhëtonte me bashkëmoshatarët e tij kur në orën 20:00 të së dielës, makina e drejtuar nga 21-vjeçari Meglind Zeneli doli nga rruga duke përfunduar te shinat e trenit.

Tre të plagosurit ndodhen për kurim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE: Alarm në rrugë/ Ekspertët: Shoferët 18-24 vjeç, shkaktarë kryesorë të aksidenteve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat