14.5 C
Tirana
Saturday, May 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMakina del nga rruga/ 1 i vdekur dhe 3 të plagosur në...

Makina del nga rruga/ 1 i vdekur dhe 3 të plagosur në Librazhd

Një aksident tragjik u regjistrua në aksin Librazhd-Prrenjas mbrëmjen e djeshme.

Një automjet në të cilin ndodheshin katër të rinj është aksidentuar.

Automjeti drejtohej nga 21-vjeçari Meglind Zeneli i cili ka humbur kontrollin e “Benz-it” dhe ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Ura e Dragostunjës.

Si pasojë ndërroi jetë 18-vjeçari Dorian Belba, pasagjer. Të plagosur mbetën gjithashtu drejtuesi i mjetit, dhe dy pasagjerë të tjerë, Gerald Verçani dhe Janikos Shyti.

LEXO EDHE: VIDEO/ Aksident i rëndë në aksin Korçë-Bilisht, një i vdekur dhe pesë të plagosur

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat