13.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAlarm në rrugë/ Ekspertët: Shoferët 18-24 vjeç, shkaktarë kryesorë të aksidenteve

Alarm në rrugë/ Ekspertët: Shoferët 18-24 vjeç, shkaktarë kryesorë të aksidenteve

Shoferët e grupmoshës 18-24 vjeç janë shkaktarët kryesorë të aksidenteve në rrugë. Kjo sipas raporteve të fundit por dhe ekspertëve e kjo vjen si pasojë e besimit që të rinjtë kanë në timon.

Artur Sulçe, ekspert i sigurisë rrugore apelon për respektimin e sinjalistikës rrugore për të parandaluar aksidentet tragjike.

Ditët e fundit është vënë re një numër i shtuar i aksdienteve të rënda që janë pasuar edhe me humbje jetësh në rrugët dytësore apo të lagjeve të kryeqytetit.

I fundit është shënuar mëngjesin e kësaj të premte në Bathore ku një 23-vjeçar përplasi për vdekje me makinë një 35 vjecare.

Edhe pak ditë më parë si për koincidencë, një i ri 22 vjeçar u arrestua pasi aksidentoi tek vijat e bardha një 36 vjeçare, e cila më pas do të ndërronte jetë në spital.

Për ekspertin e sigurisë rrugore Artur Sulçe grupmoshat 18- 24 vjeç janë dhe shkaktarët më të mëdhenj të këtyre aksidenteve fatale.

Mosha 18 deri në 24 vjeç është mosha që përfshihet më shumë në aksidente sepse nuk kuptojnë rrezikun në kohën e duhur, kanë një neglizhencë të tepruar në respektimin e sigurimit rrugor”, thotë Sulçe për RTV Ora.

Për ekspertin kjo është një situatë alarmante ku fokusi duhet të jetë tek edukimi i shoferëve kryesisht të rinj.

Duhet edukuar ky brez! Të gjitha institucionet përkatëse të cilat kanë të bëjnë me aksidentet rrugore duhet të lidhen me njëri-tjetrin, përditë nga pak dhe duke i dhënë mentalitetin e duhur qytetarëve të tyre”.

Sulçe thotë, gjithashtu, se shoferët duhet të jenë të kujdesshëm ku të qytet duhet të respektojnë këmbësorët e t’u japin përparësi, ndërsa bën thirrje për respektimin e sinjalistikës rrugore nga të gjithë përdoruesit e rrugës.

LEXO EDHE: 1.285 aksidente rrugore dhe 1,731 të aksidentuar gjatë 2023-shit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat