16.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDita Botërore e Biçikletave/ Punonjësit e SIGAL me dyrrotakë në punë: E...

Dita Botërore e Biçikletave/ Punonjësit e SIGAL me dyrrotakë në punë: E mirë për mjedisin, trupin dhe mendjen

3 Qershori është Dita Botërore e Biçikletave, mjeti që njihet si një nga më ekologjikët në transport, e që na sjell edhe përfitime individuale si nga ana shëndetësore ashtu edhe nga ana ekonomike. 

Vajtja në punë me biçikletë do të thotë të ecësh me shpirtin e kohës. Kjo është diçka e mirë për mjedisin, trupin dhe mendjen.

Për të përcjellë pikërisht këtë mesazh tek qytetarët, punonjësit e SIGAL UNIQA Group Austria u paraqitën ditën e sotme në punë të hipur mbi dyrrotakë.

LEXO EDHEUNIQA bëhet pjesë e “Green Finance Alliance”

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon 150 minuta aktivitet fizik në javë. Nëpërmjet ushtrimeve fizike të përditshme dhe të moderuara, përfitimet shëndetësore nga këto aktivitete bëhen menjeherë të dukshme.

Pedalimi ul ritmin e rrahjeve të zemrës, të presionit të gjakut, stimulon qarkullimin e gjakut dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare. Kështu që, vajtja në punë me biçikletë është si të vrasësh dy zogj me një gur: është mirë për mjedisin dhe për vetë shëndetin tuaj!

Ja si mund ta filloni:

Çfarë distance është e përshtatshme për të shkuar në punë me biçikletë?

Sigurisht që, kjo varet nga vetë forma juaj fizike nëse ju mund të mbuloni me biçikletë 10 km, 20 km, apo madje edhe 50 km. Si rregull, një distancë me më pak se sa 10 km, mund të mbulohet shumë mirë me biçikletë. Biçikletat elektronike janë një mënyrë shumë e mirë për të mbuluar distanca edhe më të gjata – pedaluesit që përdorin asistencë elektronike për një kohë prej 15 minuta, mund të mbulojnë 5.4 km.

Cila është rruga më e mirë?

Rruga më e shkurtër është rrallë rruga më e mirë. Rruga duhet të jetë e mirë jo vetëm për ta bërë, por mbi të gjitha ajo duhet të jetë e sigurt. Në këtë mënyrë ju mund të lini mendimet tuaja qtë rrjedhin lirshëm dhe të shijoni rrugën për në punë dhe shtëpi pa u shqetësuar vazhdimisht rreth traifkut të rënduar. Rrregulli bazë është: shmangni rrugët e mëdha dhe përdorni korsitë e biçikletave. Sa më shpesh që ta bëni këtë rrugë për në punë, aq më mirë do ta mësoni atë dhe të gjitha hiletë e tjera për ta bërë atë me sa më shumë shpejtësi dhe lehtësi!

Çfarë i nevojitet biçikletës sime?

Si një mjet transporti, të gjitha biçikletat duhet të kenë disa elementë të përodrimit të biçikletave si: dritat, reflektorët dhe një zile për të tërhequr vëmendjen e përdoruesve të tjerë në rrugë. Element tjetër shtesë dhe i këshillueshëm është një zinxhir për lidhjen dhe kyçjen e biçikletës.

Çfarë më nevojitet?

Pavarësisht sezonit, veshja e duhur është vençanërisht e rëndësishme për ata që shkojnë në punë me biçikletë. Në verë, ato duhet të jenë me material të lehtë dhe të kenë mundësinë që të ajrosen. Ndërsa për muajt më pak të freskët, mund të përdoret xhaketë e lehtë. Rrjedhimisht, do të ishte mirë që të mos pedaloni me kostum, por ju mund të ndërroni veshjen në zyrë apo si të jetë më e përshtatshme për ju.

Avantazhet e pedalimit

Arritja në destinacionin tuaj më shpejt: Për distanca deri në 5 km, pedaluesit ia kalojme me lëhtësi të gjithë përdorueve të tjerë të rrugës.

Më të relaksuar në finish: Pedalimi ul ritmin e rrahjeve të zemrës dhe presionin e gjakut, stimulon qarkullimin e gjakut dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare.

Ju do të jeni më shumë në formë: Jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht. Ata që janë tashmë më vigjilent në mëngjes janë më vigjilent dhe efiçient edhe gjatë ditës.

Sport i integruar: Në këtë mënyrë ju mund të mos keni më nevojë për të shkuar në palestër apo për të kompensuar në forma të tjera për jetën sedentare në zyrë apo në shtëpi.

SIGAL UNIQA, promovuese e përhershme e një jetë të shëndetshme

SIGAL UNIQA Group Austria promovon një jetë të shëndetshme përmes “SIGAL UNIQA Vital Truck”, e para dhe e vetmja klinikë lëvizëse në rajon, e cila ka shkelur çdo pëllëmbë tokë të Shqipërisë për të ofruar vizita dhe ekzaminime falas për qytetarët.

Kjo nismë madhore e kompanisë më të madhe të sigurimeve në vend ka për synim sensibilizimin e qytetarëve mbi rëndësinë që ka shëndeti në përditshmërinë tonë.

“SIGAL UNIQA Vital Truck” mundëson një shumëllojshmëri ekzaminimesh, duke nisur nga vizita dhe konsulta me mjekun patholog, matje e sheqerit në gjak, vizitë e syve ORL, Audiograma, EKG e zemrës, Mamografi Echo abdominale, Echo e indeve të buta, matje e kapacitetit vital të mushkërive, matje e oksigjenit në gjak, etj…

“VITAL TRUCK”, e vetme dhe unike në rajon, do të vazhdojë udhëtimet e tij mjekësore edhe në të ardhmen në çdo zonë të Shqipërisë nga Jugu në Veri e nga Lindja në Perëndim.

SIGAL UNIQA Group Austria ka siguruar pronën, jetën, shëndetin dhe gjithçka me vlerë të qytetarëve që prej vitit 1999.

Që nga ajo është rritur dhe ka evoluar, por një gjë ka mbetur e njëjtë: angazhimi dhe përkushtimi ndaj klientëve. Kompania përmbush detyrimet e saj kontraktuale, duke dëmshpërblyer me miliona euro dëme çdo vit.

SIGAL ka qenë prej 23 vitesh pranë klientëve të saj dhe të njëjtën gjë do të vazhdojë ta bëjë edhe në të ardhmen për një qëllim: “një jetë më të mirë dhe më të sigurt”.

LEXO EDHE: 23 vjet SIGAL, 23 vjet histori suksesi

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat