6.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreÇfarë janë Sigurimet e Detyrueshme dhe rëndësia e tyre

Çfarë janë Sigurimet e Detyrueshme dhe rëndësia e tyre

Nga pikëpamja juridike, sigurimet në Shqipëri ndahen në:

– Sigurime të Detyrueshme
– Sigurime Vullnetare

SIGURIMET E DETYRUESHME janë sigurime të përcaktuara me ligj të veçantë.

Si në vendet e zhvilluara edhe në vendin tonë disa biznese që me aktivitetin e tyre paraqesin rrezikshmëri të lartë ndaj të tretëve, janë të detyruara me ligj të bëjnë sigurimin e detyrueshëm ndaj dëmeve që u shkaktojnë palëve të treta.
Në Shqipëri sigurimet e detyrushme përpara vitit 1991, janë aplikuar në disa lloje sigurimi të pronës, por jo për sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta. Në vitin 1993 filloi sigurimi i detyrueshëm i mbajtësve të mjeteve motorike ndaj palëve të treta.

Rëndësia e sigurimeve të detyrueshme

– Kompesimi i sigurtë i dëmit të palëve të treta
– Siguria që i ofron të dëmtuarit
– Shmang konfliktet sociale midis palëve (të demtuarit dhe shkaktarit të dëmit)

SIGURIMI I DETYRUESHËM NË SEKTORIN E TRANSPORTIT

– Sigurimi i detyrueshëm në sektorin e transportit përmban:

– Sigurimin e detyrueshëm të përgjegjësisë së pronarit të mjetit motorik për dëmet që u shkaktohen palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti.

– Sigurimi i pasagjerëve nga aksidentet në sektorin publik.

– Sigurimi i përgjegjësisë së pronarëve të avionëve për dëmin e shkaktuar palëve të treta.

– Sigurimi i përgjegjësisë së pronarëve të mjeteve të vogla lundruese për dëmin e shkaktuar palëve të treta.

– Policë për Sigurimin e Detyrueshëm të Mbajtësve të Mjeteve Motorike për Përgjegjësine Ndaj Palëve të Treta (MTPL). Kjo policë lëshohet për mjetet me targa shqiptare, me afat 1 vjeçar, e vlefshme për territorin e Shqipërise.

– Policë Sigurimi Kufitare (Border Insurance Policy). Kjo policë lëshohet për mjetet me targa të huaja, që hynë në territorin e Shqipërisë dhe nuk kanë Karton Jeshil ose ai nuk e mbulon Shqipërinë. Afati i këtyre policave është i lidhur me kohën e qëndrimit të tyre në vendin tonë, por jo më pak se 15 ditë.

– Çertifikatë Ndërkombëtare e Sigurimit Motorik (Kartoni Jeshil). Kjo policë lëshohet për mjetet që udhëtojnë jashtë territorit të Shqipërisë dhe afati minimal i mbulimit të tyre është 15 ditë e deri 1 vit.

– Policë për Sigurimin e Detyrueshëm nga Aksidentet e Pasagjerëve në Transportin Publik. Kjo policë lëshohet për mjetet e transportit publik si autobuzë, mikrobuzë, taksi, etj. me afat 1 vit.

POLICA TË TJERA SIGURIMI TË DETYRUESHËM

– Polica e Sigurimit të Përgjegjësisë së Ndërtuesit. Kjo policë është me afat 10 vjet dhe përfitues janë blerësit e apartamenteve, sipas kontratës së shit-blerjes dhe palët e treta.

– Policë e sigurimit në grup të punonjësve të minierave nga aksidentet personale në punë. Kjo policë lëshohet për 1 vit.

– Policë për Sigurimin e Përgjegjësisë Ligjore të Tregtuesve të Naftës, Gazit dhe Nënprodukteve të Tyre. Kjo policë mbulon përgjegjësinë ndaj palëve të treta të tregtuesve të naftës e gazit, të tilla si pikat e karburantit, depozitat e naftës e të gazit, dyqanet e shitjes së tyre si dhe të vajrave lubrifikante etj.

– Polica për Sigurimin e Përgjegjësisë Profesionale. Kjo policë lëshohet për disa profesione të veçanta të tillë si noterë, përmbarues gjyqësore, ekspertë e projektues në ndërtim, vlerësues dëmesh në sigurime, ndërmjetës në sigurime, etj., sipas VKM-ve të veçanta.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat