7.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetÇfarë është kanceri i trashëguar, rreziku dhe masat parandaluese

Çfarë është kanceri i trashëguar, rreziku dhe masat parandaluese

Ne trashëgojmë më shumë sesa thjesht mençuri dhe pasuri nga prindërit tanë.
Ne trashëgojmë gjene që formojnë jo vetëm pamjen tonë dhe tiparet tona të personalitetit, por edhe rrezikun tonë për sëmundje të caktuara, duke përfshirë edhe kancerin C.

 

Të gjithë dimë se kanceri lind nga rritja e pakontrolluar e qelizave, por sa prej jush dini për kanceret e trashëguara?

Sipas studimeve, rreth 5 deri në 10% e kancereve mendohet se janë të trashëguar.

Sindroma e kancerit të trashëguar (HCS) është një predispozitë gjenetike ndaj llojeve të caktuara të kancerit, shpesh me fillim në moshë të hershme, e shkaktuar kryesisht nga variantet patogjene të trashëguara në një ose më shumë gjene.

Kanceri i trashëguar: Gjithçka që duhet të dini

Të gjitha qeniet njerëzore kanë gjene shtypëse tw tumorit të cilat janë përgjegjëse për riparimin e gabimeve të rastësishme që ndodhin në ADN-në tonë çdo ditë, duke parandaluar kështu formimin e tumorit. Nëse këto gjene nuk janë në gjendje të kryejnë funksionin e tyre për shkak të një defekti në strukturën e tyre, atëherë ata individë mund të jenë në rrezik të grupeve të caktuara të kancerit.

Shumica e këtyre gjeneve trashëgohen në një mënyrë “dominuese autosomale”, që do të thotë se ato mund të kalojnë nga një brez në tjetrin me një probabilitet 50% dhe nuk kanë të bëjnë fare me pamjen, personalitetin apo gjininë. Kjo do të thotë se nuk mund të merret me mend nëse një gjen është kaluar në bazë të këtyre atributeve.

Më i famshmi prej tyre është gjeni BRCA i cili lidhet me sindromën e kancerit të gjirit dhe vezoreve (HBOCS). Ajo u popullarizua gjerësisht nga aktorja e Hollivudit Angelina Jolie dhe një vetëdije e konsiderueshme për këtë ekziston në komunitetin e mjekëve dhe pacientëve.

Megjithatë, BRCA (1 dhe 2) përfaqësojnë vetëm një pjesë të gjeneve që mund të jenë përgjegjëse për HBOCS. Rritja e testimit gjenetik në vitet e fundit ka zbuluar shumë gjene të tjera “jo-BRCA” të cilat mund të përfshihen.

1) A duhet t’i nënshtrohen testit gjenetik të gjithë pacientët me kancer të gjirit apo vezoreve?

Ndërsa rekomandimet aktuale sugjerojnë që të gjitha kanceret e vezoreve duhet t’i nënshtrohen testimit gjenetik, ne kërkojmë për shenja të kuqe te pacientët me kancer gjiri”, shprehet për “Helthsite“, Dr Mansi Munshi, mjek onkolog në Indi.

2) Si ndihmon testimi?

Zbulimi i kancerit të trashëguar mund të ndikojë në vendimet e trajtimit të tilla si lloji i operacionit dhe kimioterapia e synuar. Gjithashtu ndihmon në identifikimin e anëtarëve të familjes dhe fëmijëve që ndajnë të njëjtin gjen dhe janë në rrezik për zhvillimin e kancerit.

3) A mund të ndryshoni statusin gjenetik të pacientit? Si mund të parandalohet kanceri?

Jo, për momentin nuk është bërë redaktimi gjenetik. Megjithatë, nëse identifikohet një gjen i dëmtuar, atëherë mund të ofrohet një veprim parandalues me shqyrtimin e duhur për të kapur kancerin në fazat më të hershme dhe për të përmirësuar mbijetesën.

4) A mundet dikush t’i nënshtrohet testimit? Si bëhet?

Testimi gjenetik rekomandohet vetëm pas këshillimit adekuat nëse është e nevojshme nga specialisti, pasi rezultatet mund të kenë një ndikim të madh psikologjik dhe social në jetën e një personi. Testi gjenetik kërkon mostrën e gjakut ose të pështymës së një personi.

5) A janë kanceri i vetëm i gjirit dhe vezoreve që mund të parandalohen?

Çdo histori familjare e kancerit duhet të vlerësohet pasi ka disa sindroma të tjera që mund të jenë të trashëguara, si sindroma Lynch që lidhet me kancerin e mitrës dhe kolorektalit, kanceret trashëgimore të tiroides etj.

6) Çfarë duhet të bëjë nëse dikush dëshiron të kërkojë këshilla?

Ata duhet të pyesin onkologun e tyre nëse janë nën trajtim për kancer ose të kontaktojnë një specialist gjenetik të kancerit.

Shtimi i rasteve me kancer edhe në Shqipëri

Sipas Regjistrit Kombëtar të Kancerit, çdo vit në Shqipëri shfaqen rreth 6000 raste të reja me tumore malinje, të cilat shkaktojnë mbi 16% të të gjitha vdekjeve duke përbërë kështu shkakun kryesor pas sëmundjeve kardiovaskulare, të cilat gjithashtu po rriten vit pas viti, duke prekur edhe mosha shumë të reja.

Në Shqipëri vlerësohet se rreth 20 mijë persona po vuajnë pasojat Post-COVID të cilët do të jenë një barrë e re për sistemin shëndetësor në vend.

Në botë, sipas të dhënave të OBSH, parashikohet që numri i vdekjeve nga kanceri do të dyfishohet në 20-40 vitet e ardhshme, ndërsa më shumë se 70% të vdekjeve nga kanceri regjistrohen në vendet me të ardhura të ulta dhe mesatare, ku mundësitë për parandalim, diagnostikim të hershëm dhe trajtim janë të limituara.

Të kurosh sëmundje të tilla kërkohen shpenzime të mëdha financiare. Ndaj për ti ardhur në ndihmë qytetarëve, pasi solli për herë të parë në Shqipëri siguracionin “Jetë Plus“, SIGAL UNIQA Group Austria hedh në treg një tjetër risi, “Sigurimin anti Tumor”.

Në bashkëpunim me gjigandin Swiss Re dhe nën moton “merr paratë dhe kujdesu për shëndetin”, SIGAL UNIQA sjell për herë të parë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut një siguracion dedikuar vetëm kancerit malinj dhe tumorit beninj në kokë duke ofruar mbulim financiar të menjëhershëm në rast diagnostifikimi me një prej këtyre dy sëmundjeve.

Shumën e siguruar e zgjedh vetë i siguruari, duke filluar nga 5 mijë euro deri në vlera 50 mijë apo më shumë. Dhe meqënëse dëmshpërblimi akordohet në formë cash, në mënyrë të menjëhershme, vetë i siguruari vendos se si do ta shpenzojë këtë shumë për trajtimin e tij mjekësor.

 Përfitimet e siguracionit “Sigurimi anti Tumor”:

  • Mbulon kancerin malinj dhe tumorin beninj në kokë.
  • Shuma e siguruar ofrohet menjëherë, cash, nëse diagnostikohesh me një nga dy sëmundjet e mësipërme.
  • Mund të sigurohet çdo person nga 0-80 vjeç
  • Mund të blihet në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut
  • Mund të porositet edhe Online në www.sigal.com.al

Çmimi? Në varësi të moshës dhe gjinisë së qytetarit.

Për më shumë informacione mund të kontaktoni në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat