11.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetÇfarë duhet të dini nëse doni të udhëtoni në Greqi për festat...

Çfarë duhet të dini nëse doni të udhëtoni në Greqi për festat e fundvitit

Dalja dhe hyrja në Greqi nuk pengohet, por është e kushtëzuar. Të gjithë shqiptarët që duan të shkojnë në Greqi duhet të jenë të pajisur me një test negativ PCR të bërë gjatë 72 orëve të fundit, ose një test të shpejtë të orëve të fundit për koronavirusin.

Shqiptarët që duan të kalojnë kufirin në Greqi, pavarësisht se janë të vaksinuar, ose jo duhet të paraqesin në kufi dhe një test negativ të Covid-19.

Sipas masave të reja anti-Covid , të publikuara në Fletoren Qeveritare greke, udhëtarët do i nënshtrohen gjithashtu një testi të shpejtë edhe në kufi.

Lexo edhe: “Në çdo kohë, në çdo vend e për çdo moshë”/ TeleShëndet, përse më shërben dhe pse e sygjeroj këtë shërbim

Në lidhje me këtë, përfaqësuesi i Komunitetit shqiptar në Greqi  Edmond  Guri, thotë për emisionin Ditë e Re në RTV Ora, se  vaksinimi në Greqi është i detyruar dhe se shteti helen nuk i njeh certifikatat e vaksinimit të Shqipërisë.

Masat kanë hyrë në fuqi më 19 dhjetor dhe janë të vlefshme deri më 10 janar.

“Të pavaksinuarit në Greqi nuk mund të lëvizin lirshëm. Vaksinat shqiptare, ende nuk njihen nga sistemi shëndetësor në Greqi, edhe pse ligjërisht janë të njohura nga Bashkimi Europian.”

Ndër të tjera Guri thotë se situata në Greqi është mjaft e rënduar. Sistemi i shëndetësisë ka rritje të rasteve me covid, dhe rritje të rasteve të pacientëve që duhet të intubohen.

Shqiptarët e Greqisë mund të vijnë në Shqipëri, pavarësisht se mund të kenë dokumnetacione? I pengohet ardhja për në Shqipëri

Ardhja për në Shqipëri nuk pengohet, por kushtëzohet dhe i detyron të jenë të pajisur përveç se me certifikatën e vaksinimit, të kenë bërë Rapid testin, po ashtu në kufi autoritetet greke kryejnë teste të shpejta.

Dalja dhe hyrja është e detyrueshme që të jenë me Rapid test, përveç se vaksinimit.

Lexo edhe: Rasti i 13-vjeçarit në Turqi/ Me siguracion 4 euro në SIGAL, mbuloi 5500 euro shpenzime spitalore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat