18.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Cerberus” po shkrin Europën/ Alarm edhe për Ballkanin

“Cerberus” po shkrin Europën/ Alarm edhe për Ballkanin

Europa jugore po shkrin nga i nxehti ekstrem, ndërsa kjo valë e rrezikshme nuk po tregon asnjë shenjë zbutjeje.

Italia, Spanja dhe Greqia prej disa ditësh po përjetojnë temperatura të larta.

Ministria italiane e shëndetësisë lëshoi një alarm të kuq për 16 qytete përfshirë Romën, Bolonjën dhe Firencen për fundjavën.

Vala e të nxehtit pritet të vazhdojë edhe javën e ardhshme, me 48 gradë Celsius të mundshme në Sardenjë, sipas mediave italiane.

Sidoqoftë, një temperaturë e tillë do të ishte më pak se niveli i lartë rekord europian prej 48.8 gradë celsius, e cila u regjistrua në Siçili në gusht 2021.

Shërbimi italian i motit tha se Sardenja do të jetë në “epiqendrën” e valës së të nxehtit të javës së ardhshme – të cilën parashikuesit e motit e kanë quajtur “Cerberus”, sipas përbindëshit me tre koka në mitologjinë greke.

“Temperaturat do të arrijnë një kulm midis 19 dhe 23 korrikut – jo vetëm në Itali, por edhe në Greqi, Turqi dhe Ballkan. Disa rekorde lokale brenda këtyre zonave mund të thyhen gjatë atyre ditëve”, tha meteorologu italian dhe eksperti i klimës Giulio Betti për BBC.

Qeveria e Italisë ka këshilluar këdo në zonat e mbuluara nga alarmi i kuq që të shmangë ekspozimin e drejtpërdrejtë në rrezet e diellit nga ora 11:00 deri në 18:00. Kujdes të veçantë duhet të tregojnë të moshuarit dhe personat vulnerabël.

Periudhat e nxehtësisë intensive ndodhin brenda modeleve natyrore të motit, por globalisht ato po bëhen më të shpeshta, më intensive dhe po zgjasin më gjatë për shkak të ngrohjes globale.

LEXO EDHE::Si i nxisin ndryshimet klimatike zjarret/ Si të mbrojmë pasurinë tonë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat