11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetCEO i UNIQA në Simpoziumin e St.Gallen: Qëndrueshmëria,element kyç i strategjisë së...

CEO i UNIQA në Simpoziumin e St.Gallen: Qëndrueshmëria,element kyç i strategjisë së kompanisë sonë

Në javën e fundit të Simpoziumit të 51-të St.Gallen, CEO i UNIQA dhe President i Insurance Europe, Andreas Brandstetter ka diskutuar me ministren e Singaporit për Qëndrueshmërinë dhe Mjedisin, Grace Fu mbi rolin e investitorëve dhe tranzicionin e sektorit financiar drejt një ekonomie më të qëndrueshme.

“Qëndrueshmëria është një element kyç i strategjisë së kompanisë sonë”, është shprehur ndër të tjera CEO i UNIQA.

Ky i fundit u ndal edhe tek ndryshimet klimatike.

“Ne duhet të krijojmë vetëdije globale për problemin. Ne duhet të tregojmë historinë se si ndryshimi i klimës po ndikon në glob. Ne po shkojmë në drejtimin e duhur në tranzicionin e energjisë, por konvertimi do të marrë kohë”.

Sipas tij, dhe në Evropë, vendet janë ende shumë të varura nga energjitë e vjetra, domethënë fosile, veçanërisht Gjermania, Austria apo Hungaria nga gazi rus. Nëse tani doni të fikni furnizimin me gaz për Vladimir Putin, keni nevojë për alternativa afatshkurtra. Dhe sipas Brandstetter, kjo ndoshta nënkupton marrjen e gazit nga vendet e tjera.

LEXO EDHEUNIQA bëhet pjesë e “Green Finance Alliance”

Simpoziumi i St. Gallen është një mbledhje globale e Liderëve të së sotmes dhe të ardhmes, që zhvillohet çdo vit në maj në Universitetin e St.Gallen, Zvicër. Ky event organizohet nga Komiteti Ndërkombëtar i Studentëve (ISC).

Qëllimi i simpoziumit është ofrimi i një mjedis për debate mbi tema të menaxhimit, politikës dhe shoqërisë civile.

Kush është UNIQA Insurance Group

Me mbi 23,500 punonjës, të cilët u shërbejnë mbi 15,5 milionë klientëve në 18 shtete të ndryshme, e bëjnë UNIQA Insurance Group një prej gjigandëve të sigurimeve në Europë dhe jo vetëm.

Me një histori mbi 200-vjeçare në tregun e sigurimeve, UNIQA zotëron mbi 33 miliardë Euro asete dhe mbi 7 miliardë euro prime në vit.

Nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, UNIQA Insurance Group punon çdo ditë përmes 40 kompanive të saj të kthejë këtë biznes nga një ofrues i produkteve të sigurimit në një ofrues shërbimi të integruar që mbledh klientët e tyre aty ku ata qëndrojnë në “mjedisin e nevojave” të tyre individuale.

UNIQA është grupi i dytë më i madh i sigurimeve në Austri duke zënë 21% të tregut. Ajo është e pranishme në 15 tregje: Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Republikën Çeke, Hungari, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Poloni, Rumani, Rusi, Serbi, Sllovaki dhe Ukrainë. Pa harruar edhe kompanitë e sigurimit në Zvicër dhe Lihtejnshtajn.

Prej 15 vjetësh tashmë, pjesë e UNIQA Insurance Group është edhe SIGAL.

LEXO EDHE: 23 vjet SIGAL, 23 vjet histori suksesi

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat