13.5 C
Tirana
Tuesday, April 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Çdo gjë e sigurt dhe transparente"/ Investimi në Fondin SIGAL, Ponari: 11...

“Çdo gjë e sigurt dhe transparente”/ Investimi në Fondin SIGAL, Ponari: 11 mijë anëtarët tanë, aksionerë të aseteve që ne administrojmë

CEO i Fondit SIGAL dhe njëherazi Kryetar i Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve, Elvis Ponari ishte i ftuar në SCAN TV ku foli mbi zhvillimet në tregun pensioneve private por edhe atë të sigurimeve në Shqipëri.

Shqipëria është një vend i rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore, siç janë tërmetet, përmbytjet, zjarret, por sipas tij, niveli i sigurimit është shumë i ulët dhe shumë larg rajonit dhe Europës.

LEXO EDHE: Rizgjimi i tërmeteve në vend/ Ponari: Siguroni çfarë keni ndërtuar me shumë mund

Sa i përket fitimeve të kompanive të sigurimit gjatë vitit 2022, që sipas AMF ishte 43%, Ponari u shpreh se, po ti kthesh në vlerë monetare, ai rezulton shumë i ulët.

Ai shtoi se, askund në botë nuk flitet sa fitoi një kompani sigurimi, por sa dëme ka paguar, a janë klientët e kënaqur, janë shtuar ata etj.

Më pas, CEO i Fondit SIGAL u ndal edhe tek pensionet private, ecurinë e këtij tregu dhe ligji i ri që pritet të miratohet këtë vit.

Por zoti Ponari nuk mund të mos ndalej te përfitimet që kanë qytetarët që zgjedhin pikërisht Fondin SIGAL për të investuar për të ardhmen e tyre.

Ai shtoi se mes qytetarëve ka ende frikë për të investuar por siguroi se gjithçka është e siguritë dhe transparente.

“Tregu është relativisht i ri. Janë katër kompani fonde pensioni, të cilat kanë rreth 11 vite në treg. Ligji ka 15 vjet por si kompani kemi 11 vjet. 4 kompani kanë 47 milionë euro asete, rreth 36 mijë anëtarë. Dua të them që ka ende një frikë. Njerëzit gjithmonë mendojnë firmat piramidale.

Në Fondin SIGAL, aktualisht janë 11 mijë anëtarë. Janë 22 milionë euro asete dhe ti je aksioner i 22 milionëshit, je fitues i fitimit që nxjerr 22 milionëshi sepse ato investohen të gjitha.

Asnjë para e investuar nuk preket nga dhe nuk kalon nga llogaritë tona. As banka nuk i prek, as fondi nuk i prek dhe as individi. Janë të sigurta dhe transparente. Secili mund të shohë online llogarinë e tij. Mund të shkosh te banka të marrësh informacion etj”, u shpreh ndër të tjera Ponari.

 INTERVISTA E PLOTË:

LEXO EDHE: Nga lehtësitë tatimore tek gjithçka e trashëgueshme/ Avantazhet e anëtarësimit në një Fond Pensioni Privat

 

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat