26.5 C
Tirana
Tuesday, April 30, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Bukuria e egër e Ballkanit"/ Media franceze: Zbulojeni nëpërmjet natyrës

“Bukuria e egër e Ballkanit”/ Media franceze: Zbulojeni nëpërmjet natyrës

Shqipëria turistike vijon të jetë në artikujt e mediave të huaja.

Këtë herë ka qenë media franceze “Télé 7 Jours”, e cila i ka kushtuar një shkrim Shqipërisë.

Media transalpine i jep më shumë vëmendje bukurive natyrore.

Udhëtoni drejt këtij vendi të vogël në Evropën Juglindore, përgjatë deteve Adriatik dhe Jon dhe do të mrekulloheni nga bukuritë e saj. Shqipëria njihet për alpet e saj të mbushura me lumenj dhe liqene, por edhe për rivierën e saj të mahnitshme. Lugina e Valbonës, të ofron një bukuri përrallore, por është dhe shtëpia e shumë kafshëve të egra.

Një destinacion për të mos u humbur janë edhe liqenet e Prespës, por edhe laguna e Karavastasë, ku mund të shijoni bukurinë e dunave natyrore”.

Vitin e shkuar rreth 130 mijë francezë vizituan vendin tonë, ndërsa këtë vit numri pritet të rritet edhe më shumë.

LEXO EDHE: Prenotohen 60% e kapaciteteve/ Vlora “po thith” turistët e huaj pa nisur sezoni veror

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat