30.5 C
Tirana
Saturday, July 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBilanci katastrofik nga stuhia “Daniel” në Greqi, Turqi dhe Bullgari

Bilanci katastrofik nga stuhia “Daniel” në Greqi, Turqi dhe Bullgari

Të paktën 14 persona janë konfirmuar të vdekur teksa stuhia “Daniel” vijon të godasi Greqinë, Turqinë dhe Bullgarinë.

Bilanci i të vdekurëve në Greqi është rritur në tre. Dy austriakë gjithashtu besohet se janë zhdukur pasi hoteli në rajonin e Pelionit ku po qëndronin për pushime u përfshi nga rrëshqitjet e dheut.

Situata mbetet ende kritike në Evian Veriore, Volos dhe Skiathos. Dëme janë raportuar edhe në Greqinë jugore.

Pamjet me dron tregojnë pasojat shkatërruese të shiut të rrëmbyeshëm që përmbyti shtëpitë dhe bizneset dhe ka shkatërruar një pjesë të madhe të infrastrukturës në Greqinë qendrore.

Shumë zona të qytetit vijojnë të mbeten pa energji elektrike, ndërsa shumë qytetarë nuk kanë akses në ujë të pijshëm.

“Unë nuk kam parë kurrë diçka të tillë më parë. Dimë që në Pelion, në Zagorë, ka shumë reshje, por kjo ishte e paprecedentë. Nuk ka ndodhur kurrë më parë. Dëmi që ka shkaktuar dalja e përroit është katastrofik.”

Shërbimi Meteorologjik Kombëtar (EMY) ka parashikuar shira të dendur dhe stuhi deri të Premten në Thesali, ishujt Sporades, Evia veriore dhe pjesë të Greqisë qendrore dhe lindore.

Ndërkaq edhe në Stambolli, qyteti më i populluar është përfshirë nga përmbytje. Bilanci i viktimave ka arritur në pesë, mbi 30 janë plagosur,  ndërsa ekipet e kërkim shpëtimit vijojnë të kërkojnë për katër të zhdukurit. Dëmet janë të mëdha ndërsa qindra banesa janë përmbytur përfshirë edhe automjete.

Në Bullgari, dëmet infrastrukturore janë të paprecedentë, ndërsa tre persona kanë humbur jetën. Autoritetet raportojnë se ndërprerjet e energjisë elektrike kanë prekur qindra familje në fshatrat dhe vendpushime, disa ura janë shembur dhe shumë rrugë midis qyteteve dhe fshatrave janë bllokuar.

Reshjet e dendura të shiut shkaktuan gjithashtu vërshimin e dy digave pranë qytetit Tzarevo si dhe lumit Veleka afër fshatit Sinemorets.

LEXO EDHE: Ndryshimet klimatike/ Sigurimi nga katastrofat natyrore, varka e vetme e shpëtimit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat