15.5 C
Tirana
Saturday, October 5, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiBERZh habit me raportin e ri, rrit parashikimet e PBB për Moldavinë,...

BERZh habit me raportin e ri, rrit parashikimet e PBB për Moldavinë, Rumaninë dhe Slloveninë

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) ka rritur parashikimet e rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto për vitin 2021, duke përmirësuar parashikimet e fundit të bëra në muajin qershor.

Sipas raportit të publikuar nga Banka, ekonomia e të treja vendeve të përmendura ka pësuar një rritje të fortë ekonomike të krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2021. Shkak për këtë janë bërë ringjallja e kërkesës për eksport, apo edhe zgjerimi i investimeve me një ritëm më të shpejtë.

Moldavia

Ekonomia e Moldavisë pritet të rritet me 7% për vitin 2021, duke përmirësuar parashikimet e qershorit prej 4.5%. Rimëkëmbja e fortë u mbështet nga ringjallja e kërkesës për eksport nga zinxhirët evropianë të prodhimit të automobilave, si dhe u vu re një lëvizje e lartë e transfertave të parave, duke u rritur me 23.2%  në krahasim me gjysmën e parë të 2021.

Çmimet më të larta të ushqimeve dhe energjisë që nga fillimi i vitit 2021 e kanë shtyrë normën e inflacionit të Moldavisë në rritje – nga pothuajse zero në janar në 6.7% në shtator, duke tejkaluar normën e synuar të bankës qendrore prej 5%.

Bazuar në performancën e fortë ekonomike në gjysmën e parë të 2021, pritet një rritje e PBB-së prej 7% në 2021, e ndjekur nga 4% në 2022, tha BERZH, duke shtuar se rreziqet negative lidhen me vaksinimin dhe krizën e gazit natyror.

Sllovenia

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rritur parashimet për rritjen ekonomike të Sllovenisë në vitin 2021 në 6.0% nga 5.0% që ishte parashikuar në muajin qershor.

Shkaktare për këtë lëvizje është bërë rritja e kërkesës së brendshme, e cila ka vazhduar me rimëkëmbjen e shpejtë në tremujorin e tretë të vitit.

Raporti vuri në dukje se shkalla e vaksinimit nën mesataren e BE-së mund të kufizojë rikuperimin e konsumit dhe të ndikojë në besimin e biznesit, ndërsa kufizimet e furnizimit në tregtinë globale do të ngadalësojnë prodhimin dhe eksportet e mallrave.

PBB-ja e Sllovenisë u tkurr me 4.2% në 2020.

Rumania

Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) i Rumanisë do të rritet me 7.2% në 2021, duke përmirësuar parashikimin e saj të qershorit për një rritje prej 6%.

Pas rënies në 2020 me 3.9%, PBB-ja e Rumanisë u zgjerua me 7% në dy tremujorët e parë të 2021 dhe nga mesi i vitit tashmë ka tejkaluar nivelet e para-pandemisë, por rreziqet ekonomike janë rritur së fundmi. Sipas bankës, kërkesa e brendshme mbeti shtytësi kryesor i rritjes, me investimet që u zgjeruan me një ritëm të fortë prej 12% nga viti në vit në këtë periudhë.

Për vitin 2022, produkti i brendshëm bruto (PBB) i Rumanisë pritet të rritet me 4.4%, krahasuar me një parashikim të rritjes prej 5% në qershor, tha banka.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat