16.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeBanka Botërore sponsorizon skemën e zgjeruar të sigurimit për barinjtë në vendin...

Banka Botërore sponsorizon skemën e zgjeruar të sigurimit për barinjtë në vendin afrikan

Kenia do të shpenzojë 140 milionë dollarë për të krijuar një skemë të zgjeruar sigurimesh për fermerët blegtoralë për t’i mbrojtur ata kundër vështiësive nga thatësirat e shpeshta, sipas raportimeve të Reuters duke cituar zyrtarë.

Në Kenia, mbi 150,000 baritorë pritet të përfitojnë nga projekti, ka deklaruar qeveria.

Skema e re, e njohur si DRIVE, është pjesë e një projekti të sponsorizuar nga Banka Botërore që targeton 1.6 milionë barinjë gjatë gjysmë dekadës së ardhshme në Xhibuti, Etiopi, Somali dhe Kenia, një rajon i cili është i prirur ndaj thatësirave shkatërruese që ndodhin çdo dy deri në katër vjet.

Thatësirat e rënda shkaktojnë më shumë se 15% vdekshmëri të bagëtive, ka deklaruar departamenti shtetëror i blegtorisë në Kenia gjatë një konference mbi skemën.

Skema u ofron barinjve që blejnë policat e subvencionuara jo vetëm sigurime për kafshët e tyre në rast thatësire, por pagesa dixhitale dhe produkte kursimi për të rritur mirëqenien e tyre financiare.

Zep-Re Insurance, një risigurues rajonal, do të zbatojë programin në emër të qeverisë, duke synuar barinjtë në disa qarqe të thata dhe gjysmë të thata që zakonisht janë më të goditura nga thatësira.

Komponenti i sigurimit do të financohet nga 75 milion dollarë nga Banka Botërore, me pjesën tjetër që do të shkojë në një komponent të dytë që synon të ndihmojë barinjtë të përmirësojnë produktet e tyre të mishit dhe të kërkojnë tregje të reja.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat