21.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Anticikloni afrikan"/ Alarm në Itali, temperaturat pritet të arrijnë në 47 gradë...

“Anticikloni afrikan”/ Alarm në Itali, temperaturat pritet të arrijnë në 47 gradë Celsius

Sinoptikanët kanë parashikuar një valë të re të nxehtit e cila pritet të godasë Italinë nga e premtja, 7 korrik 2023.

Temperaturat pritet të rriten ndjeshëm në të gjithë vendin, nga Siçilia në Milano.

“Rekordi” ka të ngjarë të regjistrohet në Sardenjë, ku temperatura mund të arrijë 47 gradë.

Kjo valë e re e të nxehtit, e dyta këtë verë parashikohet të zgjasë deri në mes të korrikut.

Në dy ditët e ardhshme, megjithatë, para vapës së madhe, shumë zona të Italisë do të kenë reshje shiu, kryesisht në rajonet veriore të vendit.

LEXO EDHE: Vera dhe rreziqet që na kanosen/ Si të mbrojmë financat, të kursejmë para dhe të jetojmë të qetë

Temperaturat pritet të rriten më tej në pjesë të mëdha të botës pasi fenomeni El Nino u shfaq në pjesët tropikale të Paqësorit për herë të parë në shtatë vjet, tha sot Organizata Botërore Meteorologjike.

El Nino, një fenomen i ngrohjes së temperaturave të sipërfaqes së ujit në Oqeanin Paqësor lindor dhe qendror, është i lidhur me kushtet ekstreme të motit nga ciklonet tropikale, reshjet e dendura deri tek thatësirat ekstreme.

“Bazuar në modelet tona të parashikimit të motit, mes viteve 2023 dhe 2027 do të kemi një vit me temperatura rekorde në tokë, që do të tejkalojnë temperaturat normale me 1.5 celsius. Kjo do të shkaktohet nga efekti El Nino dhe ngrohja antropogjene. Ndonëse nuk mund të përcaktojmë me saktësi, ne jemi pothuajse të sigurt se njëri nga pesë vitet e ardhshme do të jetë viti me temperaturat më të larta që nga koha kur ka filluar regjistrimi i tyre”, thotë Wilfran Moufouma-Okia nga Organizata Botërore Metereologjike.

LEXO EDHE: Si të ruajmë shëndetin tonë gjatë stinës së nxehtë të verës

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat