12.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidentohet në Austri autobusi nga Kosova, 20 të plagosur

Aksidentohet në Austri autobusi nga Kosova, 20 të plagosur

Një autobus me targa të Kosovës është aksidentuar në një autostradë pranë Eugendorfit në Austri, ku 20 persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas Zëdhënësit të Policisë, Hans Wolfgurber, dyshimet janë se shoferin mund ta kishte zënë gjumi ose mund të ketë qenë një defekt teknik.

Aksidenti ndodhi rreth orës 03:00 në një autostradë nga Salzburgu në drejtim të Vjenës. Autobusi me rreth 25 pasagjerë, dyshimet janë është përplasur në mbrojtësen prej betoni të autostradës.

Sipas komandantit të  policisë rajonale, Herman Gerstgraser,  tre persona janë plagosur më rëndë dhe 17 të tjerë më lehtë. Të gjithë të lënduarit janë dërguar në spitalin shtetëror në Salzburg.

Pas aksidentit, autoritetet thanë se në vendin e ngjarjes kanë arritur vullnetarë, pjesëtarë të Kryqit të Kuq dhe të ndihmës së parë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat