15.5 C
Tirana
Wednesday, May 15, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidentohen dy automjete në aksin Librazhd-Prrenjas, plagosen 6 pasagjerë

Aksidentohen dy automjete në aksin Librazhd-Prrenjas, plagosen 6 pasagjerë

Një aksident me pasojë plagosjen e 6 pasagjerëve në 2 automjete të ndryshme ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.

Policia njofton se, automjeti me shofer qytetarin me iniciale A.S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin me iniciale Gj.P.

“Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 3 pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin A. S. dhe 3 të tjerë në automjetin me drejtues shtetasin Gj. P., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

LEXO EDHE: Kujdes! Mospajisja me siguracionin TPL shkak për konflikte personale, gjoba dhe zhytje në borxhe

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat