13.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidenti te Kryeministria/ Përplasi dy vajzat në trotuar, arrestohet 21-vjeçari 'përsëritës'

Aksidenti te Kryeministria/ Përplasi dy vajzat në trotuar, arrestohet 21-vjeçari ‘përsëritës’

Shoferi 21-vjeçar, Jorgaq Thëngjilli, që përplasi ditën e djeshme dy këmbësorë në trotuar pranë Kryeministrisë, është arrestuar nga policia.

I riu, i lindur në Greqi dhe banues në Tiranë, akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

21-vjeçari iu nënshtruar edhe testit të alkoolit dhe lëndëve narkotike, për të cilat rezultoi negativ.

Jorgaq Thëngjilli ishte gjobitur më 23 Korrik për tejkalim të shpejtësisë në zona të banuara.

21-vjeçari sot përplasi me makinë dy këmbësorë (D.K. dhe K.D.) në trotuar pranë godinës së Kryeministrisë. Këta të fundit u dërguan në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

I riu, nën drejtimin e automjetit Mercedes-Benz me targa AA 528 PY, humbi kontrollin e mjetit dyshohet për shkak të shpejtësisë së lartë dhe përfundoi mbi trotuar.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat