13.5 C
Tirana
Tuesday, April 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidenti me 3 viktima në Librazhd, ja çfarë thotë ekspertiza paraprake

Aksidenti me 3 viktima në Librazhd, ja çfarë thotë ekspertiza paraprake

Pasi u fërkua me makinën që vinte përballë, drejtuesi i automjetit me tre viktima humbi kontrollin duke përfunduar në greminë.

Ky mendohet të jetë shkaku i aksidentit të ndodhur dje në rrugën Librazhd-Përrenjas, sipas ekspertizës paraprake të policisë.

Lexo edheQytetet ku ndodhin më shumë aksidente, INSTAT: Faji i drejtuesve të automjeteve

Skënder Ismaili, shef i sigurisë rrugore në Policinë e Shtetit ndau me Euronews Albania gjetjet e ekspertizës paraprake të policisë. Ismaili shpjegoi se mjeti i aksidentuar që udhëtonte në drejtim të Librazhdit ka humbur drejtimin në përpjekje për të shmangur përplasjen me mjetin tjetër që udhëtonte në drejtim të kundërt, duke bërë që makina të bjerë disa metra poshtë në lumin Shkumbin.

Vendi ku u regjistrua aksidenti fatal njihet ndryshe si ‘Kthesa e Murrashi’ dhe është evidentuar nga policia dhe më parë si njollë e zezë aksidentesh.

Ky aks rrugor por dhe akse të tjera tani në kohë dimri paraqesin një rrezik të shtuar për sigurinë. Ndaj dhe apeli është për të gjithë drejtuesit e mjeteve t’i përmbahen sinjaleve rrugore të vendosura, të marrin masa për të ulur shpejtësinë për të parandaluar çdo të papritur, sepse ky është një aks rrugor ku ka dhe rënie gurësh nga lartësitë si rezultat i reshjeve”, shpjegon Ismaili.

Lexo edhe: Mos u mjafto vetëm me siguracionin që të kërkon polici, merr KASKO dhe mbro makinën tënde nga çdo e papritur

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat