6.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPallati 12-katësh në Durrës në të njëjtën gjendje si ditën e tërmetit

Pallati 12-katësh në Durrës në të njëjtën gjendje si ditën e tërmetit

Më shumë se 2 vite pas tërmetit të 26 nëntorit, pallati 12 në Durrës ndodhet në të njëjtën gjendje si në ditën e tërmetit.

Të çarat në mure, e plasaritjet e mëdha janë dëshmi se askush nuk ka vënë dorë në këtë pallat në lagjen 15.

Banorët e pallatit që jetojnë tanimë në shtëpi me qira, thonë se prej 2 vitesh nuk kanë asnjë përgjigje nga autoritetet shtetërore se çfarë do të ndodhë me godinën.

Ne prej tërmetit të 26 nëntorit dhe deri më sot rrimë përjashta. Kryetarja e bashkisë na tha do fillojë tani e pastaj”, thotë për Ora News një banore.

I shpallur si DS4 për shkallën e lartë të dëmeve, banorët thonë se institucionet nuk u kanë dhënë kurrë përgjigje nëse godina do të shembet apo rikonstruktohet

“U bënë 3 vite e nuk kemi marrë asnjë përgjigje”.

Janë rreth 60 familje të këtij pallati që jetojnë larg banesave të tyre prej mëngjesit tragjik të 26 nëntorit 2019.

Lexo edhe: VIDEO/ Frikë nga tërmetet? Ja zgjidhja që kanë gjetur dy çunat e “Fiks Fare”

JA PSE DUHET TË SIGUROJMË PRONËN

Shqipëria mbetet një zonë me aktivitet sizmik të ndjeshëm, e kjo është vërtetuar edhe nga lëkundjet e fuqishme që janë regjistruar vitet e fundit.

E njëjta problematikë natyrore ka gjasë që të përsëritet sërish, ndaj lind nevoja që jeta, shëndeti juaj, por edhe pronat si banesat dhe bizneset të jenë të siguruara për rastet e katastrofave natyrore.

Kompanitë në tregun e sigurimeve në Shqipëri, kanë dëmshpërblyer qytetarët e prekur nga dy tërmetet e vititi 2019 dhe do të paguanin më tepër nëse do të kishte më shumë prona të siguruara.

Si asnjë kompani tjetër, SIGAL UNIQA dëmshpërbleu në një kohë rekord qindra familje dhe biznese në një shumë që i kalon 10 milionë eurot.

Edhe pse shpenzojnë dhjetëra mijëra euro për blerjen e një prone, shqiptarët stepen ta sigurojnë atë edhe pse çmimi është fare minimal.

Një qytetari në Shqipëri, bazuar në të ardhurat mujore, i duhen mesatarisht 50 deri në 60 vite pune për të blerë një shtëpi. Por ndodh një përmbytje, tërmet apo zjarr dhe mundi e djersa e një jete të tërë rrënohet në pak sekonda.

“Sigurimet as nuk i parandalojnë, as nuk i stopojnë tërmetet. Sigurimet rikthejnë financiarisht në gjendjen përpara tërmetit. Çka do të thotë se ato bëjnë të gjitha llojet e rimbursimeve, nëse je i siguruar.

Kur flasim për prime sigurimi nga tërmetet mos harrojmë që ato kanë një vlerë shumë të ulët, duke nisur nga 0.5 euro për metër katror. Ose e thënë ndryshe, një apartament 100 metra katrorë mund të kushtojë deri në 50 euro në vit”, do të shprehej CEO i SIGAL UNIQA, Avni Ponari.

Lexo edhe: Eksperti: Shqipëria, vend me veprimtari të theksuar sizmike; Sigurimi i Pronës në SIGAL duke nisur nga 0.5 euro për m2

Çfarë është Sigurimi nga Tërmetet?

Sigurimi nga tërmeti ju rimburson për dëmin e shkaktuar nga tërmeti, për dëmet e shkaktuara shtëpisë dhe pasurisë suaj personale. Mbulimi nga tërmeti është i disponueshëm si një mbulim shtesë i policës së shtëpisë suaj nga Zjarri, ose ju mund ta blini atë nga një sigurues i specializuar për shitjen e mbulimit të sigurimit për tërmetin.
Një tërmet është një dridhje e thellë e sipërfaqes së tokës, e shkaktuar nga fraktura në tokë, të cilat mund të jenë shkatërruese ndaj strukturës së shtëpisë dhe që mund të preke të gjithë pronën tuaj.

Shumica e popullsisë dhe vendbanimeve shqiptare janë të rrezikuara nga tërmetet dhe rrëshqitjet e tokës duke e klasifikuar Shqipërinë si vatër aktive të tërmeteve me periudhë përsëritje çdo 2 vjet.

Kosto potenciale e dëmeve të lidhura me tërmetet është rritur në mënyrë të qëndrueshme për ndërtesat më të vjetra, dhe shumë zona urbane po dalin si zona që janë në risk të lartë për t’u goditur nga tërmetet.

Lexo edhe: Jo vetëm dashuri, dhuroni edhe siguri për Shën Valentin/ Sigurimi i Shtëpisë në SIGAl 20% më lirë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat