11.5 C
Tirana
Thursday, April 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident në aksin Elbasan-Peqin/ Përplasen dy makina, tre të plagosur

Aksident në aksin Elbasan-Peqin/ Përplasen dy makina, tre të plagosur

Një aksident rrugor u regjistrua pasditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë janë plagosur tre persona.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00 ku shtetësi me iniciale Y.G. i cili drejtonte një makinë tip “Benz”, ka përplasur një makinë tip “Volkswagen” me shofer shtetasin me iniciale A.J.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjere me iniciale H.G.

Ata janë dërguar në spital ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:00, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, shtetasi Y. G., duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. J.

Si pasojë janë lënduar drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja, shtetasja H. G., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Lexo edhe: Qershia mbi tortë/ Oferta e SIGAL UNIQA: Përfito dyfish nga Sigurimi i Makinës

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat