13.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGripi “mbërthen” vendin, mjeku infeksionist: Më keq e përjetojnë fëmijët dhe të...

Gripi “mbërthen” vendin, mjeku infeksionist: Më keq e përjetojnë fëmijët dhe të moshuarit

Virozat e stinës po prekin në masë shumë qytetarë javët e fundit.

Mjeku infeksionist Gent Stroni, në një lidhje Skype për Klan News, është shprehur se në qendrat shëndetësore po regjistrohen shumë raste, ku më  të prekurit janë fëmijët dhe të moshuarit.

“Ishte parashikuar kjo situatë e gripit dhe ashtu po ndodh në këtë moment, veçanërisht në ditët e fundit të vitit të kaluar, po arrijmë drejt shkallës së epidemisë. ISHP ka arritur të izolojë raste të virusut AN1H1 dhe AH3N2 dhe virusin tip B. Këto janë viruset kryesore që qarkullojnë momentalisht në vend. Sa i përket Covidit ka një rënie të kurbës. Ishte e kalkuluar edhe nga epidemiologët që në Janar do të kishte një rritje të shtuar të gripit”, shprehet mjeku.

Sipas tij, kjo periudhë është e ngjashme me atë para Covidit, dhe se në një periudhë të caktuar mbizotëron një lloj virusi, duke nënvizuar se aktualisht në vendin tonë po mbizotërojnë rastet e gripit.

“TeleShëndet”, shërbimi që ju sjell mjekun në celularin tuaj në këtë periudhë të vështirë

Shërbimi i “Teleshëndet”, ofruar nga SIGAL UNIQA, mundëson takimet audio dhe video përmes celularit ndërmjet një pacienti dhe një mjeku të licensuar ndërsa njëherazi ka ndihmuar jo pak qytetarë që prej momentit që u hodh në treg.

Ofrimi i takimeve virtuale u shfaq veçanërisht si një domosdoshmëri edhe më e madhe gjatë pandemisë COVID-19. Teknologjia e përmirësuar e ka bërë marrjen e kujdesit shëndetësor më të lehtë, madje edhe për ata të cilët nuk janë edhe aq të dhënë pas teknologjisë apo kompjuterit. Sot pacientët mund ta përdorin teleshëndetin nëpërmjet platformave të disponueshme online dhe aplikacioneve në celular ku ata mund të kërkojnë një takim virtual me një mjek të liçensuar. Më në detaje, disa nga avantazhet kryesore të Shërbimit të Teleshëndetit përfshijnë:

Rehatinë dhe përshtatshmërinë

Me Shërbimin e Teleshëndetit në celularin apo komjuterin tuaj, ju nuk keni më përse të shkoni tek zyra e doktorit apo tek një klinikë apo të mbani rradhë kur jeni sëmurë. Ju mund të këshilloheni me doktorin tuaj nga rehatia e shtratit apo divanit në shtëpinë tuaj. Vizitat virtuale mund të jenë më të lehta për t’i përfshirë në axhendën tuaj ditore. Me Shërbimin e Teleshëndetit, në varësi të axhendës suaj ditore, ju madje mund të mos duhet të merrni, për shembull, leje nga puna për të shkuar që të organizioni kujdesin shëndetësor për të cilën mund të ketë nevojë fëmija(ët) tuaj.

Kontrollin e sëmundjeve ngjitëse dhe virozave

Për të ndihmuar me parandalimin e përhapjes së COVID-19, të gripit dhe të sëmundjeve të tjera ngjitëse, pacientët dhe doktorët mund të përdorin takimet virtuale përmes Shërbimit të Teleshëndetësisë për të këshilluar dhe monitoruar gjendjen e pacientëve me sëmundje të mundshme ngjitëse. Kjo i kursen gjithashtu pacientëve të sëmurë që të paraqiten deri në klinikë. Kjo do të thotë gjithashtu më pak ekspozim virusesh ndaj njerëzve të tjerë, veçanërisht atyre me sëmundje kronike, grave shtatëzëna, të moshurarve dhe njerëzve me një sistem imunitar të dobët.

Për një vlerësim mjekësor më të mirë

Shërbimi i Teleshëndetit është në avantazh të disa doktorëve të specializuar sepse ata do t’ju këshillojnë në mjedisin e shtëpisë suaj virtualisht. Për shembull, specialistët e alergjisë mund të jenë në gjendje që të identifikojnë disa ide mbi alergjinë tuaj duke parë se çfarë ju rrethon në mjedisin e shtëpisë suaj. Neurologët dhe terapistët fizikë dhe profesionalë mund të vëzhgojnë dhe vlerësojnë aftësitë tuaja për t’u kujdesur për vetveten në shtëpinë tuaj. Shërbimi i Teleshëndetit është gjithashtu një mënyrë e mirë për të marrë vlerësim dhe këshillim lidhur me shëndetin mendor.

Një shërbim për të gjithë familjen

Shërbimi i Teleshëndetësisë mund të përdoret jo vetëm nga një individ, por nga të gjithë anëtarët e familjes.

Menaxhimi më i mirë i kujdesit shëndetësor parësor dhe i kushteve mjekësore kronike

Vizitat e rregullta me doktorët e kujdesit parësorë të tillë si ata që janë të specializuar për kujdesin shëndetësor ndaj familjes, mjekësinë e brendshme dhe pediatrinë, janë thelbësore për shëndetin e familjes suaj. Shërbimi i Teleshëndetit e bën më të lehtë për t’u lidhur dhe këshilluar me një doktor të lineçensuar. Takimi virtual ju kursen burokraci, kohë dhe para!

Çfarë ofron “TeleShëndet” nga SIGAL UNIQA:

  1. Konsultim me audio dhe video me mjek të përgjithshëm 24 orë të ditës, 7 ditë të javës
  2. Ju keni gjithashtu mundësinë të ngarkoni dhe të ruani analizat
  3. Merrni një recetë mjekësore online / Në rast kur mjekët ju rekomandojnë një medikament ata mund tju lëshojnë një recetë elektronike të cilën e printoni dhe ia tregoni farmacistit tuaj
  4. Check up 1 herë në vit
  5. Vizitë okulisti falas
  6. Xhama syzesh me zbritje
  7. Vizitë Dentisti falas dhe higjenizim me zbritje 60%
  8. Deri në 50% zbritje në rrjetin SIGAL TELESHENDET

Çmimi – Për fëmijët 5,000 në vit dhe 10,000 Lekë në vit për të rriturit.

Shkarkoni tani aplikacionin Teleshëndet në celularin tuaj, iPhone ose Android, regjistrohuni në pak minuta dhe provoni falas për 24 orë këtë shërbim të mjekësisë moderne të sjellë nga SIGAL UNIQA.

Nëse mbeteni të kënaqur, si Ardit Gjebrea, mund ta blini ONLINE në www.teleshendet.al.

Për më shumë informacione, shkruani në:

E-mail: [email protected]   

WhatsApp: +355 68 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat