24.5 C
Tirana
Friday, May 17, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident i trefishtë në Kosovë, humbin jetën 4 persona

Aksident i trefishtë në Kosovë, humbin jetën 4 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Ferizaj -Shtime në Kosovë.

Sipas njoftimit nga policia, tri automjete janë përfshirë në aksident, duke lënë të vdekur 4 persona.

Sakaq njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes. Ekipe të Emergjencave janë në vendin e ngjarjes Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet”, thuhet në njoftim e policisë së Kosovës.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat