13.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident i rëndë në Qafën e Muzinës, ndërron jetë 50-vjeçarja

Aksident i rëndë në Qafën e Muzinës, ndërron jetë 50-vjeçarja

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur sot në Qafën e Muzinës në Sarandë. Një makinë tip “Hyundai” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë shoferja e mjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Sipas Abc, viktima është Etleva Bejko, 50 vjeç.

“Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur Qafa e Muzinës, Sarandë, shtetasja E. B., 50 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit shtetasja E. B, ka ndërruar jetë, në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”,– thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHEAksident tragjik në Koplik/ Dyshohet se humbi kontrollin e makinës, ndërron jetë shoferi

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat