19.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAfganistani e Pakistani në kolaps/ Përmbytjet u marrin jetën dhjetëra njerëzve. Dëme...

Afganistani e Pakistani në kolaps/ Përmbytjet u marrin jetën dhjetëra njerëzve. Dëme materiale kolosale

Rrufetë e reshjet e dendura të shiut kanë vrarë dhjetëra njerëz në Pakistan e Afganistan, ndërsa kanë shkaktuar edhe dëme kolosale materiale.

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën në Pakistan, ndërkohë që autoritetet janë në alert për stuhinë që ka përfshirë vendin.

Numri më i lartë i viktimave u shënua në provincën e Khyber Pakhtunkhwa, ku shtëpitë janë të shkatërruara.

Shiu ka prekur edhe kryeqytetin, Islamabadin ku rrugët janë të mbuluara nga uji ndërsa janë regjistruar edhe 7 viktima deri tani.

Përmbytjet e shkaktuara prej motit u kanë marrë jetën të paktën 50 personave edhe në Afganistan. 36 të tjerë rezultojnë të plagosur, sipas autoriteteve zyrtare.

Toka të tëra të përmbytura e më shumë se 600 shtëpi janë rrënuar prej ujit. U është dhënë ndihma e parë rreth 23 mijë familjeve në 34 provinca të vendit.

Fatkeqësisht, Aganistani e Pakistani gjenden shpesh në situata të tilla të jashtëzakonshme, prej fenomeneve natyrore.

Në 2022-in, përmbytjet që thuhet se janë shtuar me ndryshimet klimatike vranë të paktën 1739 njerëz në botë dhe prekën 33 milionë në total.

LEXO EDHE: Nga sot moti bën kthesë/ Sigurimi i Pronës dhe Kasko, për ti paraprirë çdo kapriçoje të natyrës

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat