15.5 C
Tirana
Tuesday, April 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetA po falimenton skema e pensioneve në Shqipëri?!

A po falimenton skema e pensioneve në Shqipëri?!

52 vjet më vonë, për 10 pensionistë paguajnë kontribute 11,5 persona. Pra, raporti sot po shkon thuajse i barabartë mes të punësuarve dhe pensionistëve duke çuar skemën drejt kolapsit.

Sipas të dhënave të ISSH-së në 2013-ën merrnin pension 570 mijë persona. Në 2022 numri shkoi në 686 mijë persona që marrin pension. Pra, plot 116 mijë përfitues më shumë në skemë.

Ndërkohë, numri i kontribuesve në skemë në vitin 2022 ishte rreth 790 mijë të punësuar. Pra, për çdo 1 pensionist kemi 1.15 të punësuar.

“Në kuptimin e përgjithshëm skema funksionon normalisht. Kemi një shtim të pjesëmarrjes në skemë që ka një interes të shtuar të qytetarëve për të marrë pjesë në skemë nëpërmjet pagimit të kontributeve. Skema funksionon edhe për një arsye tjetër se e kemi të mbuluar me sigurime gati të gjithë qytetarët.Skema është universal për të gjithë qytetarët që punojnë”, u shpreh Astrit Hado, Kreu i ISSH.

LEXO EDHE: Cili është ndryshimi ndërmjet pensionit privat dhe atij shtetëror?

Por, skema mbetet deficit në shuma të mëdha ndaj buxhetit të shtetit sepse është ky i fundit që financon pensionet dhe mbyll gropën e madhe financiare që hapet çdo vit e më shumë.

Gjatë periudhës 2006-2010 subvencioni nga buxheti i shtetit për pensionet pothuajse u dyfishua, nga 18 miliardë në 34 miliardë lekë.

Aktualisht buxheti e financon skemën e pensioneve të ISSH-së në masën 350 mln euro ose gati 40 miliardë lekë.

Çdo vit, ekonomia shqiptare humbet thuajse 2% të PBB-së, për të mbuluar deficitin e skemës së pensioneve.

Sistemi publik i sigurimeve shoqërore do të vazhdojë të mbështesë me të ardhura 744 deri në 792 mijë persona.

Përllogaritet që deri në 2025-n, do të duhen së paku 100 milionë euro shtesë për 48 mijë vetë që do t’i shtohen brezit të tretë. Pra, nga 350, mbështetja nga buxheti I shtetit do të shkojë në rreth 450 milionë euro.

Bazuar në këto problematika që nuk janë vetëm shqiptare, skema e pensioneve konsiderohet një nga rreziqet e ekonomive botërore sot.

Por a ka rrezik të falimentojë skema aktuale e pensioneve?

“Është një situatë problematike. Në gjykimin tim duhet të mendohen forma alternative duke i dhënë individit liri. Detyrimet buxhetore janë ligjërisht obliguese sepse çdo individ i ka paguar kontributet. Nuk mendoj që skema do të falimentojë. Në logjikën ekonomike do të jetë një barrë që do të pengojë qeveritë e ardhshme në aspektin ekonomik. Nuk do të zhvillojnë vepra publike, por do të punojnë për skemën e pensioneve”, u shpreh eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa. /Inside Story 

LEXO EDHE: Pensionistët në Shqipëri të varur nga fëmijët/ Drejtori i ISSH: Skema drejt kolapsit. Mos mendoni për pensionin kur të shkoni 65 vjeç

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat