4.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetÇmimet e banesave në Ballkan/ Shqipëria më e lira, Kosova pas Kroacisë...

Çmimet e banesave në Ballkan/ Shqipëria më e lira, Kosova pas Kroacisë dhe Serbisë

Sipas një analize të Radio Evropa e Lirë, bazuar në Agjencitë për statistika dhe raportimet e mediave, Kosova është vendi i tretë me çmimet më të larta të banesave në Ballkan, pas Kroacisë dhe Serbisë.

Një metër katror në ndërtesat e reja në Kosovë kushton mesatarisht 1300 euro, ndërsa një vit më parë, një metër katror kushtonte 1070 euro mesatarisht. Çka do të thotë se çmimet e banesave të reja në një vit janë rritur me 22%.

Kjo ka ardhur si pasojë edhe e rritjes së çmimeve të materialeve ndërtimore, që nga nisja e konfliktit në Ukrainë, në shkurt të këtij viti.

Kroacia ka një mesatare prej 2270 euro për metër katror dhe Serbia 1980 euro për metër katror.

Më lirë në rajon, banesat kushtojnë në Shqipëri, që është vendi me rritjen më të vogël të çmimeve, prej 4%.

Një metër katror në ndërtesat e reja në Shqipëri kushton mesatarisht 1143 euro.

Pak më shtrenjtë kushtojnë në Bosnje e Hercegovinë me 1150 euro mesatarisht, ndërsa paasojnë Maqedonia e Veriut me 1240 euro dhe Mali i Zi me 1270 euro për metër katror.

LEXO EDHE: VIDEO/ Sigurimi i Pronës, më pak se një kafe në ditë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat