17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShtohen urgjencat nga i nxehti dhe traumat/ Në qytete më shumë aksidente...

Shtohen urgjencat nga i nxehti dhe traumat/ Në qytete më shumë aksidente se në autostrada

Urgjencat për shkak të temperaturave të larta dhe traumat, e ndjekur më pas nga COVID-19, janë rastet më të shpeshta të referuara në numrin e emergjencave 127.

Sipas kreut të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, temperaturat e larta kanë rënduar gjëndjen shëndetësore të të sëmurëve kronikë.

“Temperaturat e larta i krijojnë këto probleme, sidomos humbje koshienc , gjëndje të fikti, rënie të lehta shkaktohen si rezulat i rënies së presionit. I nxehti është një terapi sinergjike dhe tek pacientët që marrin terapi për presionin e lartë ka një humbje të lartë. Ka të bëjë me të nxehtin dhe këshillohen të reduktojnë dozën e medikamenteve”.

LEXO EDHEShmang vapën dhe mundësinë e infektimit në spitale/ Me “TeleShëndet” mjeku vjen në celularin tënd 24 orë të ditës

Fluksi i lartë i automjeteve ka bërë që Traumat për shkak të aksidenteve rrugore, të shtohen gjatë sezonit veror.

“Ka ende shumë aksidente pasi ka shumë të huaj që vijnë nga Rumania apo Sllovakia vijnë me makinat e tyre. Ka ulje për numrin e viktimave por jo të aksidenteve. Duhet kujdes në respektimin e rregullave të qarkullimit”.

Sipas INSTAT, aksidentet rrugore, në 90,8 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, numërohen 581 aksidente rrugore nga ku numri i të aksidentuarve është 821 persona dhe numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 89 persona.

LEXO EDHEMakina e siguruar, por shoferi shkaktar në aksident jo! Blije lirë dhe vetëm me një klik

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat