2.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShmang vapën dhe mundësinë e infektimit në spitale/ Me “TeleShëndet” mjeku vjen...

Shmang vapën dhe mundësinë e infektimit në spitale/ Me “TeleShëndet” mjeku vjen në celularin tënd 24 orë të ditës

Korriku ka rritur me 15 herë infektimet nga Covid-19.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, nga fillimi i muajit janë shënuar gati 16 mijë raste të reja me koronavirus nga pak më shumë se 1 mijë muajin e shkuar e 1 mijë e 600 në korrikun e 2021-shit.

E teksa infektimet, shtrimet në spital e vdekjet si pasojë e Covid-19 kanë pësuar rritje të ndjeshme, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri SIGAL UNIQA Group Austria ju rikujton aplikacionin “TeleShëndet”, shërbimin mjekësor dhe teknologjik më të avancuar.

“TeleShëndet” është një aplikacion për çdo telefon celular, që mundëson komunikimin 24 orë në ditë, 7 ditë të javës me mjekë të përgjithshëm për çdo ankesë që mund të keni.

Kështu ju shmangni rradhët në qendra shëndetësore, klinika apo spitale, evitoni mundësinë e infektimeve dhe shmangni vapën e madhe që ka kapluar vendin.

“TeleShëndet” ju mund ta përdorni gjatë gjithë pushimeve tuaja, mjafton të keni internet dhe për çdo shqetësim shëndetësor, tuajin apo të familjarëve tuaj, ju mund të komunikoni në çdo kohë e në çdo moment me mjekun.

Nëse keni një urgjencë e cila mund të manaxhohet me një konsultë me dikë të specializuar, një temperaturë apo alergji, mos prishni pushimet tuaja por aktivizoni “Teleshëndet” dhe do të habiteni sa shpejt do të zgjidhni çdo problem shëndetësor.

Përfitimet nga Teleshëndet:

  • Komunikim me mjekun 24/7 me të cilin mund të konsultoni:
  • Interpretimin e ekzaminimeve të kryera
  • Konsultë me mjekun për shqetësimet shëndetësore
  • Krijimin e një kartele mjekësore personale
  • Check up vjetor për ju ose një familjar pa limit moshe me këto analiza pranë klinikës MultiMedical: Gjak komplet, Urinë komplet, Glicemi esëll, 1 Echo me zgjedhje, Kolesterol, Sgpt, Sgot, Azotemi, Kreatinemi, EKG + Vizite, Interpretim analizash
  • Zbritje deri në 50% në rrjetin mjekesor të SIGAL UNIQA https://sigal.com.al/sherbime-dhe-kontakte/rrjeti-yne-mjekesor/
  • Zbritje të dedikuara për COVID në klinikën Pipero Care
  • Zbritje të dedikuara për shtatzani në klinikën MultiMedical
  • Vizitë okulistike falas dhe lente ose syze optike pranë Tom’s Optic deri në 3,000 Lekë zbritje
  • Zbritje të dedikuara për sherbime dentare në klinikën Dental Care One

Paketa individuale kushton vetëm 5,000 Lekë në vit ndërsa ajo familjare (4 persona) 10,000 Lekë.

Tani ju nuk keni nevojë të paraqiteni në një prej zyrave të SIGAL për të blerë siguracionin “Shëndet në Udhëtim” dhe shërbimin “TeleShëndet”.

Mjafton një celular dhe falë SIGAL ONLINE siguracioni që ju nevojitet ju vjen në dorë në pak minuta.

Shkarkoni aplikacionin Teleshëndet, regjistrohuni vetëm në pak sekonda dhe provojeni falas për 24 orë

JETOJMË MË MIRË SË BASHKU

Në 23 vite të ekzistencës së saj në treg, SIGAL UNIQA është bërë e njohur jo vetëm për korrektësinë dhe seriozitetin në shërbimin ndaj klientëve, por edhe për inovacionet që ka sjellë në tregun e sigurimeve, të cilat u kanë ardhur në ndihmë mijëra qytetarëve.

Nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, kompania më e madhe e sigurimeve në rajon ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë një partner i qytetarëve për një jetë të shëndetshme dhe të sigurt.

LEXO EDHE: 23 vjet SIGAL, 23 vjet histori suksesi

Web: www.sigal.com.al 

E-mail[email protected]

Whatsapp: +355 68 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat