8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetÇmimet rriten, pensioni në vendnumëro/ Një pensionist merr mesatarisht nga 10-17 mijë...

Çmimet rriten, pensioni në vendnumëro/ Një pensionist merr mesatarisht nga 10-17 mijë lekë në muaj!

Masa e pensionit për moshën e tretë në vend duket se nuk ecën paralel me çmimet në rritje dhe shtrenjtimin e kostove të jetesës në tërësi.

Por sa “paguhet” një pensionist në Shqipëri?

Edhe pse niveli i pensionit mesatar ka ardhur në rritje graduale, sërish ai mbetet shumë I ulët në raport me çmimet dhe nevojat që ka kjo kategori. E njëjta gjë ka ndodhur edhe për pensionet rurale.  Aktualisht të ardhurat mujore mesatare për pensionistët në zonat rurale regjistrohen në vlerën e 9568 lekëve dhe të ardhurat mesatare mujore 10.196 lekë.
Ndërkohë që përfitimet mesatare mujore për pensionistët familjarë dhe ato të invaliditetit janë edhe më të ulëta.
Numri i pensioneve urbane të pleqërisë për vitin 2021 ka arritur në 460,214 ndërsa numri i pensioneve rurale të pleqërisë, në 96,803. Referuar të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, për vitin 2021 janë lidhur në total 31,468 pensione të reja pleqërie.

 

PSE JANË TË RËNDËSISHËM FONDET E PENSIONEVE PRIVATE

Ekspertët e pensioneve prej kohësh kanë bërë thirrje që skema e pensioneve private të jetë e detyrueshme edhe në vendin tonë.

Shembulli më i mirë për të ilustruar këtë është shteti fqinj, Maqedonia e Veriut, e cila para 10 vjetësh, ndërmori një reformë duke futur në sistemin e përgjithshëm të pensioneve edhe pensionet private, vetëkapitalizuese.

Kontributin e sigurimeve shoqërore Maqedonia e Veriut e ka 21%. Ajo ndau nga skema e sigurimeve shoqërore 7% që e kaloi në skemën e pensioneve private dhe 14% i la në skemën shtetërore. Pra çdo qytetar maqedonas derdh dy kontribute, një në skemën shtetërore dhe një në skemën individuale, private. Dhe kur dalin në pension do të kenë dy pensione.

LEXO EDHETjetër lehtësi nga Fondi SIGAL/ Paguaj kontributin për pension privat direkt me e-banking

Niveli i ulët i pensionit shtetëror në Shqipëri ka bërë që shumë qytetarë ti drejtohen Fondit të Pensioneve Vullnetare SIGAL.

Ky i fundit, falë produkteve më të mira në treg, ju jep mundësi klientëve të tij, që vijnë nga të gjitha shtresat e shoqërisë, të mund të kenë një pleqëri sa më të qetë financiarisht.

SIGAL, FONDI MË I MADH I PENSIONEVE VULLNETARE

Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL është fondi më i madh në Shqipëri, bazuar në numrin e aseteve.

Raporti më i fundit i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, mbi ecurinë e tregut të pensioneve private në Shqipëri për 3-mujorin e parë 2022, tregonte se Fondi SIGAL ze 45% të tregut.

Sipas AMF, nga rreth 4.8 miliardë lekë asete që administrojnë 4 fondet e pensioneve në Shqipëri, 2.2 miliardë i janë besuar pikërisht Fondit SIGAL.

AVANTAZHET E INVESTIMIT NË FONDIN SIGAL

  • Pjesë e Grupit SIGAL UNIQA, një ndër grupet më të mëdhenj financiare në rajon dhe jo vetëm.
  • Aktiv prej vitit 2006 dhe lider në tregun e pensioneve private
  • Operon dhe është aktiv në të gjithë Shqipërinë.
  • Të drejtën për tu anëtarësuar e kanë të gjithë personat, pavarësissht nga mosha, vendndodhja dhe punësimi.
  • Është një Fond Pensioni me kontribute individuale të përcaktuara.
  • Kontributi minimal është 1,000 lekë në muaj.
  • Kontributet për pension privat mund ti paguajnë individët anëtarë të Fondit, punëdhënësit e tyre, ose çdo person i tretë ne emër të tyre në lekë.
  • Kontributi për pension mund të paguhet sipas dëshirës dhe mundësisë në baza mujore, 3-mujore, 6-mujore ose vjetore, etj.
  • Kontributet mund të paguhen edhe si shumë e menjëhershme.
  • Asetet e Fondit investohen më synim rritjen e kthimit nga investimi për anëtarët e tij dhe për t’i siguruar atyre një të ardhme të sigurt.
  • Pagesa e përfitimeve ofrohet për anëtarët e Fondit në format e:

a) Pension Pleqërie të Parakohshëm; b) Pension Pleqërie; c) Pension Invaliditeti; d) Pension familjar;

  • Në rast humbje jete si anëtar të Fondit, asetet e mbetura në llogarinë tuaj do t’u shpërndahen trashëgimtarëve sipas aktit të trashëgimisë.
  • Klientët aktualë vijnë nga kompanitë dhe insitucionet më të mëdha publike dhe private në Shqipëri, si edhe nga invidividë të çdo moshe, profesioni, vendndodhje etj.
  • Përcakto vet se sa pension do që të marrësh dhe llogarit online duke klikuar KËTU
  • Transparencë në kohë reale përmes faqes zyrtare në internet: www.fondisigal.com.al

Për çdo informacion apo pyetje që mund të keni, kontaktoni në:

Tel: +35544511666

Email[email protected]

Web: www.fondisigal.com.al

LEXO EDHEPensionet private/ Përfitimet do të tatohen vetëm për kthimin nga investimi, kontributet deri në vlerën e pagës minimale përjashtohen nga tatimi

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat