Temperaturat e larta do të jenë të pranishme në vend gjatë fundjavës si pasojë e të nxehtit afrikan.
Nga 18 qytete, 14 do të kenë temperaturën maksimale mbi 35 gradë Celcius, madje termometri pritet të arrijë edhe 40 gradë në zona të caktuara.
Temperaturat vijojnë si më poshtë:
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 40°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.
E diel
Vendi ynë, mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta përgjate gjithë 24-orëshit. Kjo situate meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të pasdites kur pritet kalim i vranësirave në zonat malore, por nuk priten reshje.
Përqindja e lartë e lagëshitrës në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 40°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtesi max 40 km/h.
LEXO EDHE: Stina e verës dhe rreziku nga zjarret/ Mos bëni kompromise me pronën tuaj. Siguroheni në SIGAL