-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimet e Jetës/ SIGAL LIFE lider absolut në tregun shqiptar

Sigurimet e Jetës/ SIGAL LIFE lider absolut në tregun shqiptar

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) ka publikuar raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-maj 2022.

Sipas raportit, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-maj 2022 kapën vlerën 7,771 milionë lekë, ose 10.87% më shumë se në janar-maj 2021.

Gjatë periudhës janar-maj 2022, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 445,558  me një rritje prej 23.34% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.36% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 7.50%.

LEXO EDHETregu i sigurimeve, janar-maj 2022: 445,558 kontrata sigurimi, 2,7 miliardë dëme të paguara

Sipas AMF, primet nga Sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-maj 2022, arritën rreth 583 milionë lekë, ose 18.11% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në këtë produkt, dominimi i SIGAL LIFE UNIQA Group Austria është i dukshëm teksa rreth 50% të tregut dhe mbi 47% të dëmeve të paguara.

Ndarja e tregut

Dëmet e paguara

Edhe sa i përket produktit më të madh në sigurimet e Jetës, atë të Jetës së Debitorit, SIGAL LIFE kryeson si për vendin që ze në treg ashtu edhe për dëmet e paguara.

Sipas AMF, gjatë periudhës janar-maj 2022, SIGAL LIFE UNIQA Group Austria ze 57% të tregut, ndërsa ka paguar 57% të totalit të dëmeve nga 4 kompani që veprojnë në Sigurimet e JETËS.

Ndarja e tregut 

Dëmet e paguara

Korrektësia përballë klientëve, pagimi i dëmeve konform ligjeve në fuqi, produktet më të mira e inovative për tregun shqiptar e kanë bërë Grupin SIGAL lider në tregun e sigurimeve dhe më të besuarën tek qytetarët.

Si pjesë e grupit gjigand të sigurimeve në Europën Qendrore dhe Lindore, UNIQA Insurance Group, SIGAL UNIQA nuk i frikësohet asnjë lloj dëmi, qoftë edhe në miliarda euro. Ndaj në mbi 23 vite të ekzistencës në tregun shqiptar, ajo ka paguar mbi 400 milionë euro dëme në fusha të ndryshme, shëndetësore, në banesa dhe biznese, në automjete etj.

SIGAL UNIQA Group Austria është krenare që besohet nga më shumë se se 1 milion klientë dhe që shifrat e saj janë në rritje vit pas viti, pavarësisht sfidave që sjell koha.

LEXO EDHESONDAZHI/ SIGAL UNIQA dhe SIGAL LIFE UNIQA, kompanitë e sigurimeve më të besuara tek shqiptarët

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat