Një 18-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Chalkidiki të Greqisë si pasojë e një aksidenti me motor.
Mediat greke bëjnë me dije se motori me të cilin po udhëtonte shqiptari ka dalë nga rruga dhe është përplasur, ku për pasojë ka humbur jetën në vend.
Shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ishte pasagjer në motor, ndërsa motomjeti po drejtohej nga një shtetas grek. Ky i fundit bëhet e ditur, se është lënduar dhe ndodhet në spital.
Pasi të dalë nga spitali ai do të arrestohet pasi drejtonte motorin pa leje drejtimi.
LEXO EDHE: Kartoni Jeshil, pasaporta për të udhëtuar jashtë Shqipërisë