Moti i keq i ka marrë jetën një Arben Ivanajt në fshatin Dedaj të Shkrelit në Malësinë e Madhe.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se një banesë është përfshirë nga flakët dhe sipas të dhënave zjarri ka rënë si pasojë e një rrufeje.
Zjarri më pas është përhapur me shpejtësi në banesë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Arben Ivanaj, i cili kishte shkuar për vizitë te fqinji.
Sigurimi nga katastrofat të jetë i detyrueshëm
Në fillim të këtij viti, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare risolli edhe një herë në vëmendje nevojën e krijimit të një skeme kombëtare për përballimin e katastrofave natyrore.
Sipas AMF, sigurimi i pronave nga fatkeqësitë natyrore ngelet në nivele shumë të ulëta dhe se zgjidhja për t’u përballur me këto rreziqe është ngritja e një skeme kombëtare.
Një gjë e tillë u mbështet më pas edhe nga Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë.
“Propozimi ynë është që sigurimi nga katastrofat të jetë i detyrueshëm, sepse kjo do të mundësonte edhe krijimin e numrave të nevojshëm për të garantuar prime më të ulëta sigurimi”, do të shprehej Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve, znj.Mimoza Hajdarmataj.
Indeksi Botëror: Shqipëria, më e rrezikuara në Europë
Shqipëria është vendi më i rrezikuar në Europë nga katastrofat natyrore. Zhvillimet e dekadave të fundit, e sidomos ndryshimet klimatike kanë prekur drejtpërdrejt vendin tonë, duke e futur në rrethin e kuq të riskut.
Indeksi Botëror i Rrezikut i vendos vendit tonë koeficientin e riskut 8.46, ndërsa mesatarja për gjithë Europën arrin në 5.2. Edhe sipas një studimi të Bankës Botërore, gjatë periudhës 1995–2015, një mesatare prej 30,000 njerëz u prekën çdo vit nga katastrofat natyrore në vendin tonë.
Po sipas këtij studimi, më shumë se 95 përqind e bashkive u prekën nga të paktën një katastrofë.
“Kostoja ekonomike e katastrofave mund të rritet më tej si rezultat i rritjes së ekonomisë. Ndryshimi i klimës mund të shtoje më tej frekuencën e fatkeqësive të lidhura me motin, të tilla si përmbytjet dhe stuhitë”, deklaron Banka Botërore.
Sigurimi nga përmbytjet
Shpesh, mbulimi që ju do të konsideroni për të blerë do të varet më së shumti nga vendi ku ju jetoni.
Disa zona të caktuara gjeografike paraqesin një rrezik më të lartë sesa për disa të tjera si stuhitë, tornadot, tufani, lëndët e djegshme ose përmbytjet. Nëse ju jetoni në një zonë që është vulnerable dhe e ekspozuar ndaj përmbytjeve, juve do t’ju duhet që të siguroheni nga përmbytjet.
Sigurimi nga katastrofta shpesh mbivendoset me atë së cilës i referohemi si sigurimi nga rreziqet. Megjithatë, sigurimi nga rreziqet zakonisht reflekton proverbën ngjarjet që janë “vepër e Zotit”: shpërthimet vullkanike, rrufetë, tornadot, tërmetet, përmbytjet etj. Sigurimi nga rreziqet mund t’i referohet gjithashtu një seksioni të një police të përgjithshme sigurimi që i mbulon këto gjëra.
Në të kundërt, sigurimi nga katastrofat i referohet më shumë një mbulimi shumë më të madh, duke aplikuar edhe fatqeqësitë e shkaktuara nga njeriu (p.sh., si zjarri) si edhe ato natyrore.
Çfarë ofron SIGAL UNIQA Group AUSTRIA?
Zgjidh paketën e sigurimit që të përshtatet më shumë dhe sigurohu nga zjarri, tërmetet, përmbytjet etj:
Sigurimi i pronës private dhe ndërprerja e biznesit
Siguracioni që ju nevojitet, tashmë vetëm 1 klik larg
Siguracionin që ju nevojitet tashmë mund ta blini kudo që të jeni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe.
Mjafton vetëm një celular apo një laptop dhe kushdo që do të blejë sigurimin e automjetit, shëndetit apo pronës ka mundësinë ta bëjë pa qenë nevoja të paraqitet në një zyrë të SIGAL, vetëm me një klikim.
Hyni nëhttps://sigal.com.al/online/dhe blini direkt nga celulari siguracionet që ju nevojiten. Shpejt, Thjesht dhe Sigurtë.