Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë në Sarandë.
Ngjarja ndodhi para pak minutash tek kryqëzimi në afërsi të rrugës nr.4 të qytetit.
Nga aksidenti u dëmtua drejtuesi dhe një pasagjer, të cilët janë transportuar në spital ndërsa nga aksidenti u dëmtuan edhe mjete të tjera.
Foto nga vendngjarja
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 02.06.2022, rreth orës 15:30, në lagjen nr.3, Sarandë, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë, automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin L. R., 57 vjeç.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi L. R. dhe pasagjerët në mjet, shtetasit L. R., 54 vjeçe, P. R., 31 vjeçe, si dhe një shtetas i mitur, të cilët ndodhen në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve, jashte rrezikut per jeten.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”.
LEXO EDHE: Automjet, pronë, shëndet, pension privat… Asnjë kompani si SIGAL UNIQA