Me rritjen e temperaturave numri i qytetarëve që frekuentojnë detin po rritet dita-ditës.
Çdokush nga ne do të donte që gjatë pushimeve në det të kishte një mjet lundrues, qoftë ai barkë, motor uji apo edhe yacht.
Po mos harroni! Rrugët detare kanë rreziqe të mëdha, njëjtë si rrugët tokëse dhe dëmet mund të jenë katastrofike.
Gjatë sezonit veror dëgjojmë shpesh lajme për aksidente me pushues, kryesisht për shkak të motorëve të ujit, aq të preferuar.
Njësoj si me automjetin tuaj, për të cilin ju kërkohet siguracioni TPL nga Policia, e njëjta gjë vlen edhe për mjetet lundruese. Ndaj, mos lundroni pa patur të siguruar mjetin tuaj lundrues sado i vogël qoftë ai pasi dëmi mund të jetë shumë i madh.
Sipas rregullores në fuqi, mjeti lundrues, mes disa kushteve që duhet të plotëse është edhe të pasurit e një police sigurimi të përgjegjësisë ndaj palëve të treta që mbulon ngjarjet e dëmshme në gjatë lundrimit.
SIGAL UNIQA Group Austria është e vetmja kompani sigurimi në Shqipëri, përfaqësuese e një klubi P&I, siç është gjigandi “Raetsmarine-Holland”.
SIGAL UNIQA ofron shërbim të plotë dhe kompleks, KASKO e TPL në sigurimet e marinës, përmes Brokerit të Lloyd’s Thomposon Heath & Bond Ltd.
BLINI ONLINE PAKETËN E SIGURIMIT MVL (skafave, yachtet, motobarkat) për përgjegjësinë ndaj palëve të treta: https://sigal.com.al/online/pasuri
Lundroni të sigurtë me SIGAL UNIQA…
Për më shumë informacion
E-mail: [email protected]
WhatsApp: +355 68 606 2829
LEXO EDHE: Në tokë, në det, në ajër/ Ju çojmë në destinacion të sigurtë dhe të shëndetshëm