1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetI vihet flaka makinës në Vlorë, e treta në pak ditë. Akoma...

I vihet flaka makinës në Vlorë, e treta në pak ditë. Akoma nuk e ke siguracionin KASKO?

Një tjetër makine në Vlorë i është vënë zjarri qëllimisht gjatë natës që shkoi, e treta në pak ditë. Dëmi kësaj radhe nga zjarrvënësit iu shkaktua Klodian Nazërit, banor i fshatit Kotë të Vlorës.

Sipas Policisë, zjarri ka rënë në orën 1:12 në makinën që ndodhej brenda në një garazh në lagjen “Astane” të Kotës dhe “Mercedes-Benz” është djegur plotësisht. Një grup hetimi ka shkuar në vendin e ngjarjes po po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Krahas 3 makinave që iu është vënë qëllimisht zjarri ditët e fundit në Vlorë, janë djegur edhe dy të tjera që kanë qënë parkuar afër tyre, kështu që numri në total i mjeteve të djegura është pesë.

Më 17 maj 2022, rreth orës 2:35 në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë,  Policia njoftoi se kishte marrë flakë dhe djegur plotësisht një makinë “Mercedes-Benz” në pronësi të R.I, 58 vjeç, banues në këtë lagje.

Ndërsa më 14 maj 2022, po rreth orës 2 një makinë u dogj në lagjen 10 Korriku të qytetit, një Fiat 500 me targa bullgare në pronësi të F.J.

LEXO EDHESIGAL UNIQA “rrëmben” sërish besimin e qytetarëve, AMF publikon raportin e fundit

Pse na nevojitet siguracioni KASKO?

KASKO nga SIGAL UNIQA është siguracioni që mbron automjetin tuaj nga dëmet e pjesshme ose të plota që mund ti ndodhin për shkaqe të ndryshme, jeni apo jo ju fajtori.

Siguracioni që kërkon polici në rrugë (TPL) mbulon dëmet që ti si shkaktar aksidenti i shkakton një personi ose automjeti tjetër. Ndërsa mbulimin e plotë ndaj çdo dëmi ,si në rast aksidenti apo dëme të tjera të paparashikuara që mund të ndodhin në rrugë, e bën vetëm siguracioni KASKO.

Kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria ofron mundësi të shumta kombinimi: FULL KASKO, KASKO LIGHT apo MINI KASKO, në varësi të mundësive tuaja apo dëmeve që doni të mbuloni.

Çfarë mbulon ky siguracion?

  • Dëmtime Aksidentale

Përplasja me një objekt fiks ose të lëvizshëm. Dalja nga rruga apo përmbysja e mjetit.

  • Thyerja e xhamave

Plasaritja/thërmimi i xhamave të përparme, të pasëm, anësore, të tavaneve të lëvizshëm si dhe xhamave të fenereve, shkaktuar nga goditja e një objekti të lëvizshëm

  • Zjarr, Rrufe, Eksplozion

Zjarri dhe eksplozioni që vijnë nga faktorë të jashtëm dhe përfshijnë mjetin e siguruar. Rrufeja mbi mjetin motorik.

  • Katastrofat Natyrore

Stuhia, breshëri, dëbora, tufani, përmbytja, vërshimi, renia e objekteve te ndryshme si pasoje e katastrofave natyrore.

  • Vjedhja ose vjedhja e pjesshme

Vjedhja totale e mjetit dhe vjedhja e aksesorëve ose elementeve të përfshirë në katalogun e prodhimit, përjashtohen pasqyrat, gomat, disqet.

  • Dëmtim në parkim nga mjet tjetër

Dëmtime nga një mjet i lëvizshëm i paidentifikuar

  • Dëmtimi nga akte keqdashëse

Dëmet e ndodhura nga veprime të kryera në mënyrë të qëllimshme apo keqdashëse nga palë të treta pa dijeninë e të siguruarit.

  • Jashtë territorit të Shqipërisë:

Duke shtuar 20% të vlerës së siguracionit, të gjitha mbulimet e zgjedhura më sipër do të jenë të vlefshme si brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë. Këtu përfshihen vendet anëtare të EU si dhe Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Serbi, Turqi, Rusi…

LEXO EDHEPagesat e drejtpërdrejta te klientët, çelësi i suksesit për SIGAL UNIQA-n

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat