14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAMF aderon në Memorandumin Shumëpalësh të Shoqatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve

AMF aderon në Memorandumin Shumëpalësh të Shoqatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka aderuar në Memorandumin Shumëpalësh të Mirëkuptimit (MMoU) të Shoqatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS), në funksion të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes mbikëqyrësve në tregun e sigurimeve.

Anëtarësimi i AMF në grupin e vendeve nënshkruese të MMoU-së është realizuar pas një procesi rigoroz verifikimi të përputhshmërisë së bazës ligjore dhe rregullatore me standardet ndërkombëtare të IAIS.

Memorandumi Shumëpalësh i Mirëkuptimit i ndihmon mbikëqyrësit, duke përcaktuar kuadrin formal të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit, në drejtim të mbikëqyrjes së shoqërive të sigurimit.

Dr. Vicky Saporta, Kryetare e Komitetit Ekzekutiv të IAIS shprehu kënaqësinë e aderimit të Shqipërisë në grupin e vendeve nënshkruese të MMoU. “Në mënyrë që të arrihet objektivi ynë kryesor, mbrojtja e konsumatorëve brenda tregut global të sigurimeve, një autoritet mbikëqyrës në sektorin e sigurimeve duhet të jetë në gjendje të bashkëpunojë në mënyrë të shpejtë dhe efektive. MMoU është një mjet rregullator thelbësor për mbikëqyrësit në promovimin e tregjeve të sigurimeve më të sigurta dhe më të qëndrueshme”.

“Aderimi në Memorandumin Shumëpalësh të Mirëkuptimit të Shoqatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS) është finalizimi i një procesi të gjatë të rishikimit ligjor e rregullator për Autoritetin. Bashkëpunimi i ngushtë dhe shkëmbimi i informacionit mes rregullatorëve vlerësohet si shumë i rëndësishëm, edhe në kuadër të mbikëqyrjes së grupeve të sigurimit dhe në kuadër të aktiviteteve ndërkufitare.” – u shpreh Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së, z. Ervin Mete.

Memorandumi Shumëpalësh i Mirëkuptimit të IAIS përfaqëson një kuadër global përputhshmërie dhe konfidencialiteti, që i hap rrugën bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes mbikëqyrësve të tregut të sigurimeve. Përmes anëtarësimit në grupin e nënshkruesve të MMoU-së, ku bëjnë pjesë 77 shtete dhe etnitete (nga 152 anëtarë të IAIS), AMF mund të shkëmbejë informacion dhe të japë ose përfitojë asistencë nga nënshkruesit e tjerë, në funksion të stabilitetit financiar dhe mbikëqyrjes efektike të tregut të sigurimeve.  AMF ka aderuar në IAIS në vitin 2001.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat