Edhe pse vijon të jetë i angazhuar me botime, përkthime, Edmond Tupe, prej vitesh është një akademik në pension. Në intervistën e fundit, Tupja është pyetur për çmimet e larta dhe pensionin.
“Më vjen turp kur më pyesin sa e ke pensionin kur shoh një komshi që e ka 10 mijë lekë (të reja), gënjej, nuk mund ti them që e kam 4-5 fishin e tij. Më vjen turp, nuk ndihem mirë. Ka njerëz që kanë gjysmë pensioni 6500 lekë, është e tmerrshme”, i tha ai gazetares Beti Njuma.
Edhe masat e qeverisë i konsideron “teatër”, sepse duke cituar statistikat u shpreh se në vend ka varfëri.
“Është një show, teatër për t’i siguruar njerëzit që gjendja do të vijë duke u përmirësuar. Statistikat tregojnë se ka varfëri, ka njerëz që janë pa shtëpi. Sa vijnë e shtohen problemet. Nuk e di ku do shkohet kështu, çfarë duhet bërë për të dalë nga kjo gjendje”.
LEXO EDHE: Të ruash të njëjtin standard jetese edhe në pleqëri / Ja pse Lorenc Jemini ka zgjedhur Fondin SIGAL