10.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPensioni mesatar në Shqipëri rreth 14,000 Lekë, a mjafton? Zgjidhja që nevojitet

Pensioni mesatar në Shqipëri rreth 14,000 Lekë, a mjafton? Zgjidhja që nevojitet

Bazuar në të dhënat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, pensioni mesatar në vendin tonë për vitin 2021 fiksohet pranë rreth 13.981 lekëve.

Kaq të ardhura ka në muaj një pensionist mesatar shqiptar, duke pasur parasysh edhe hendekun e madh mes pensionit urban dhe atij rural.

Por, sa të mjaftueshme janë këto të ardhura në muaj për një pensionist shqiptar?

“Scan Intelligence Unit” është përpjekur të bëjë një përllogaritje të përafërt të peshës që zë shporta e ushqimeve mbi pensionin mesatar. Kjo përllogaritje është bërë mbi bazën e raporteve të ndryshme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Ministrisë së Shëndetësisë gjermane dhe asaj spanjolle sa i përket një diete ushqimore bazike të shëndetshme në muaj për një të rritur në moshën e pensionit.

Kjo shportë ushqimesh mujore konsiston në: bukë, oriz, vezë, qumësht, kos, djath, mish pule dhe viçi, peshk, fruta, perime, vaj dhe miell.

Duke llogaritur të gjithë nevojën mujore të një individi të rritur në moshë pensioni, bazuar në çmimet mesatare aktuale në vendin tonë për këtë shportë ushqimesh, atëherë, totali shkon në 12.515 lekë.

Në këtë shportë përfshihen vetëm produktet bazike, pra mungojnë produkte të tjera se: sheqeri, kafja, etj.

Ndërkohë, 10% i mbetur, përkthehet në rreth 1500 lekë, në muaj.
Por a janë të mjaftueshme këto para për të paguar ilaçet, faturat e ujit apo dritat, për të mos përmendur produkte apo shërbime të tjera ekstra?
Padiskutim që jo, dhe këtu nuk lind nevoja as për të bërë llogari. Kjo do të thotë se, pensionistët shqiptarë jo vetëm që e kanë të pamundur të përballojnë nevojat e tyre bazike, por janë të detyruar edhe të heqin dorë nga një pjesë e tyre, për të arritur në fund të muajit.

Studime të ndryshme nga vendet e tjera tregojnë se, shporta bazë e ushqimeve, e njëjta me përllogaritjen tonë, për vendet më të zhvilluara të globit, si Norvegjia, Austria, Franca, SHBA, Gjermania, Italia, Zvicra, etj, “fatura” e shportës bazë të ushqimeve zë më pak se 20% të pensionit mesatar.

Zgjidhja që nevojitet

Pak ditë më parë, në një intervistë televizive, Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), Astrit Hado teksa mbi situatën e pensioneve në vend dhe rritjen e premtuar nga qeveria duke nisur nga data 1 prill si ndihmë për krizën e çmimeve, u ndal edhe tek fondet private të pensionit.

Ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që nëse kanë mundësi financiare të investojnë në këto fonde, pasi kur të jenë në moshën e pensionit do të kenë dy pensione, përveç atij shtetëror.

“Fondet private janë një gjë shumë e mirë që nuk është shfrytëzuar tamam. E mirë për dy arsye, fondet private vullnetare, të kapatilaizuara, të shëndetshme do të thotë që qytetarët do marrin më shumë pension në pleqëri, e cila do të ndikojë në uljen e presionit ndaj skemës publike për dalje para kohe në pension.

E dyta, njerëzve iu modifikon konsumin e tyre gjatë gjithë jetës. Nëse kursejnë sot në mënyrë vullnetare, do të thotë që ata do kenë një jetë më të qetë në moshën e pleqërisë. Në fakt iu bëj thirrje njerëzve që kanë mundësi të paguajnë krahas kontributit të detyruar, ta bëjnë.

Kur të dalësh në pension krahas pensionit nga skema publike të kesh të ruajtura në depozitën tënde përshembull dhe 20 milionë ose 30 milionë lekë të vjetra të cilat ose ke mundësi ti marrësh të gjitha në dorë ose krahas pensionit që merr në ISSH të marrësh edhe një pension tjetër 200 mijë lekë të vjetra”, tha ndër të tjera z.Hado.

Shembulli i Maqedonisë së Veriut

Ekspertët e pensioneve prej kohësh kanë bërë thirrje që skema e pensioneve private të jetë e detyrueshme edhe në vendin tonë.

Shembulli më i mirë për të ilustruar këtë është shteti fqinj, Maqedonia e Veriut, e cila para 10 vjetësh, ndërmori një reformë duke futur në sistemin e përgjithshëm të pensioneve edhe pensionet private, vetëkapitalizuese.

Kontributin e sigurimeve shoqërore Maqedonia e Veriut e ka 21%. Ajo ndau nga skema e sigurimeve shoqërore 7% që e kaloi në skemën e pensioneve private dhe 14% i la në skemën shtetërore. Pra çdo qytetar maqedonas derdh dy kontribute, një në skemën shtetërore dhe një në skemën individuale, private. Dhe kur dalin në pension do të kenë dy pensione, ashtu siç përmend më sipër edhe kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Fondet e Pensionit në Shqipëri

Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), tregu i pensioneve private vullnetare në Shqipëri ka një total asetesh neto prej 4,584.54 milionë lekë (37.96 milionë euro).

Mes katër Fondeve që zhvillojnë aktivitetin në Shqipëri, fondi që ka fituar më shumë besimin te qytetarët është Fondi SIGAL i cili rezultonte të kishte numrin më të lartë të aseteve duke zenë kështu rreth 45% të tregut.

Me një themel të fortë ligjor dhe kapitalin e duhur, Shoqëria Administruese e Fondit të Pensioneve Vullnetare  “SIGAL LIFE UNIQA GROUP AUSTRIA” sh.a krijoi mundësinë dhe një vlerë të shtuar për të gjithë, për ruajtjen e standardit të jetesës në moshën e pensionit.

Përse shqiptarët kanë zgjedhur masivisht Fondin e Pensioneve Vullnetare SIGAL?

Disa prej avantazheve:

Pjesë e Grupit SIGAL UNIQA, një ndër grupet më të mëdhenj financiare në rajon dhe jo vetëm.

Aktiv prej vitit 2006 dhe lider në tregun e pensioneve private

Operon dhe është aktiv në të gjithë Shqipërinë.

Të drejtën për tu anëtarësuar e kanë të gjithë personat, pavarësissht nga mosha, vendndodhja dhe punësimi.

Është një Fond Pensioni me kontribute individuale të përcaktuara.

Kontributi minimal është 1,000 lekë në muaj.

Kontributet për pension privat mund ti paguajnë individët anëtarë të Fondit, punëdhënësit e tyre, ose çdo person i tretë ne emër të tyre në lekë.

Kontributi për pension mund të paguhet sipas dëshirës dhe mundësisë në baza mujore, 3-mujore, 6-mujore ose vjetore, etj.

Kontributet mund të paguhen edhe si shumë e menjëhershme.

Asetet e Fondit investohen më synim rritjen e kthimit nga investimi për anëtarët e tij dhe për t’i siguruar atyre një të ardhme të sigurt.

Pagesa e përfitimeve ofrohet për anëtarët e Fondit në format e:

a) Pension Pleqërie të Parakohshëm; b) Pension Pleqërie; c) Pension Invaliditeti; d) Pension familjar;

Në rast humbje jete si anëtar të Fondit, asetet e mbetura në llogarinë tuaj do t’u shpërndahen trashëgimtarëve sipas aktit të trashëgimisë.

Klientët aktualë vijnë nga kompanitë dhe insitucionet më të mëdha publike dhe private në Shqipëri, si edhe nga invidividë të çdo moshe, profesioni, vendndodhje etj.

Përcakto vet se sa pension do që të marrësh dhe llogarit online duke klikuar KËTU

Transparencë në kohë reale përmes faqes zyrtare në internet: www.fondisigal.com.al

Për çdo pyetje apo paqartësi:

Adresa: Rruga Ukraina e Lirë, në krah të Ambasadës së Kosovës

E-mail: [email protected]

Orari: E hënë – e premte: 08:00 – 16:30

E Shtunë: 09:00 – 12:00

Mos harroni! Çdokush që dëshiron, mund të marrë një konsultim falas nga specialistët e Fondit SIGAL.

Koha për të investuar është tani

LEXO EDHETë ruash të njëjtin standard jetese edhe në pleqëri / Ja pse Lorenc Jemini ka zgjedhur Fondin SIGAL

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat