Policia Rrugore ka futur për herë të parë dragerin e drogës.
Kjo është risi për Policinë e Shtetit, pasi tanimë nuk do të kontrollohet vetëm konsumimi i alkoolit, por edhe masa e përdorimit të substancave narkotike.
Mësohet se shoferëve, veç testit të alkoolit gjatë kontrolleve të policisë, do i kërkohet të kryhet edhe testi i përdorimit të drogës.
Testi i drogës do ti kryhet drejtuesve të automjeteve përmes aparatit “AquilaScan”.