Z. Avni Ponari, Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri dhe njëherësh President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Japoni, përshëndet 100-vjetorin e marrëdhënieve miqësore mes dy shteteve.
100 vjet më parë, në prill 1922, z. Uchida Kosai, asokohe Ministër i Jashtëm i Japonisë, shkëmbeu letra me z. Fan Noli, Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
Në njërën nga këto letra është përmendur se Qeveria Japoneze e njohu zyrtarisht, de jure dhe de facto Qeverinë e Shqipërisë duke u bërë kështu vendi i katërt në botë që nënshkroi njohjen zyrtare të shtetit shqiptar.
Në foto: Logo për të përkujtuar 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-Japoni, krijuar falë ndihmës së z.Ponari
Që prej fillimit, marrëdhëniet miqësore Shqipëri – Japoni janë zhvilluar dhe kanë ardhur duke u rritur. Marrëdhëniet diplomatike nisën zyrtarisht në vitin 1981, më tej Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Tokio u hap në vitin 2005, dhe Ambasada e Japonisë në Tiranë u hap në 2017.
Ndërsa sot, ndihma e qeverisë japoneze për Zhvillim ndaj Shqipërisë arrin në 179 milionë euro me premisa të larta për tu rritur në vijim.
Në foto: Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Z. Takada Mitsuyuki dhe Z. Avni Ponari, Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri / President dhe Kryetar Bordi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni dhe anëtarë të Dhomës gjatë hapjes së ekspozitës fotografike “Udhëtim në Japoni – Në kuadër të festimeve për nder të 100 vjetorit të fillimit të ndërtimit të marrëdhënieve të miqësisë midis Shqipërisë dhe Japonisë!”
Logo e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni (AJCCI)
Në këtë drejtim do të ndikojë edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni, një nismë mjaft e rëndësishme dhe me ndikim pozitiv në rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, e cila synon të vendosë theksin në potencialet që paraqet vendi ynë për investitorët japonezë dhe afrimin e biznesit shqiptar me Japoninë, një ndër Top 3 ekonomitë botërore.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni ka për qëllim të favorizojë zhvillimin e marrëdhënieve tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Japonisë nëpërmjet krijimit të një rrjeti kontaktesh ndërmjet korporatave, këshillimi, ndërmjetësimi, orientimi i tyre për vendosjen në tregun shqiptar, si dhe çdo aktivitet tjetër me ndikim influencues në marrëdhëniet Shqipëri-Japoni, janë baza ku nisi ky rrugëtim.
Dhoma do të jetë partner me grupet e ndryshme të interesit si dhe do të bashkëpunojë drejtëpërdrejtë me administratën, organizatat tregtare dhe industriale, Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë dhe institucione të tjera potenciale në vend.
Në foto: Ambasadori i Japonisë z. Takada Mitsuyuki dhe z. Avni Ponari gjatë një vizite në sallonin e “Alto SHPK – Toyota Albania”, anëtare e AJCCI
LEXO EDHE: E vetmja markë me 10 vite garanci/ Ambasadori i Japonisë viziton showroom-in e “Toyota Albania”
Marrëdhëniet e forta mes z.Ponari dhe shtetit japonez
Avni Ponari është vlerësuar disa herë nga qeveria japoneze për kontributin e tij në ngritjen e marrëdhënieve Shqipëri-Japoni.
Në vitin 2019, Perandori Japonez do ti akordonte z.Ponari medaljen e lartë “The Order of the Rising Sun, Gold Rays with Neck Ribbon” për kontributet e tij të jashtëzakonshme për promovimin e shkëmbimeve dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore mes Shqipërisë dhe Japonisë,
Ndërsa më herët qeveria japoneze do ti akordonte ‘Çertifikatën e Mirënjohjes’ në cilësinë e tij si ‘Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Tiranë’ (që prej vitit 2009).
Në foto: ish-ambasadori i Japonisë z. Makoto Ito dhe z.Avni Ponari gjatë dorëzimit të medaljeve
Kush është Avni Ponari, Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri
Avni Ponari është një figurë publike e njohur gjërësisht për kontributin e tij të konsiderueshëm në fushat e zhvillimit ekonomiko-social të Shqipërisë dhe në rajonin e Ballkanit.
Në sport, në rolin e tij si President i Federatës Shqiptare të Basketbollit, që prej vitit 2007, z. Ponari ka mbështetur disa skuadra basketbolli si ajo e ‘SIGAL Prishtina’, ‘Valbona’, ‘Vllaznia’, dhe skuadrën e basketbollit për femra ‘Flamurtari’, por edhe zhanre të tjera sportive si: volejboll, alpinizm, tenis dhe aeronautikë. Ndërsa në futboll, kompania që ai drejton, SIGAL UNIQA, është sponsor zyrtare e Kombëtares Shqiptare të Futbollit.
Por nuk duhet harruar edhe LIGA UNIKE, kampionati i përbashkët i basketbollit Shqipëri-Kosovë, një iniciativë që tejkaloi edhe politikën sa i përket bashkimit të dy shteteve.
Në kulturë, Z. Ponari dhe SIGAL UNIQA, kanë ofruar mbështetje ndaj projekteve dhe aktiviteteve të shumëllojshme, në bashkëpunim me institucione të rëndësishme kulturore në vend ndër të cilat mund të përmendim: ‘Festivalin Ndërkombëtar të Gjirokastrës’, ‘Festivalin Ndërkombëtar të Vokalit Operistik’, botimin e librave të ndryshëm, si edhe projektin më të madh për nga vlerat historike dhe kulturore siç ishte sjellja e armëve të Skënderbeut me rastin e 100-Vjetorit të Pavarësisë.
Ai ka qenë gjithashtu iniciator i hapjes së ‘Klubit të Artit dhe Kulturës’ me qëllim nxitjen dhe promovimin e artistëve të rinj, duke ofruar financimin e projekteve dhe aktiviteteve më të suksesshme.
Me idenë dhe investimin personal të tij tanimë miliona shqiptarë, brenda dhe jashtë kufijve, kanë mundësi të dëgjojnë libra në shqip, falë platformës së vetme online dhe pa pagesë në ‘Audiobooks.al’.
Ndër të tjera, Z. Ponari, ka meritën për zhvillimin e një projekti të veçantë, që është ‘Shqipëria Live’. Nga kjo platformë, mund të shikohen live/24 orë pjesa më e madhe e qyteteve të Shqipërisë në çdo cep të botës.
Në edukim dhe përgjegjësi sociale, Z.Ponari i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edukimit dhe arsimimit të gjeneratave të reja, duke ofruar mbështetje financiare ndaj institucioneve të tilla si, ‘Fondacioni Shkollor Austriak’ (duke ofruar bursa studimi për nxënësit); dhe Fondacioni ‘Junior Achievement’ (Programi ‘Drejtues për një ditë’). Ndër të tjera, me mbështetjen e Z. Ponari, SIGAL UNIQA ofron programe internship-i dhe punë kërkimore për të gjithë studentët që duan të prezantohen me tregun e punës.
Ai ka kontribuar gjithashtu në mbështetjen financiare të shumë projekteve sociale në dobi të fëmijëve, zonave rurale dhe iniciativave mjedisore, investimin në Shkollën e Fierzës, apo shkollave të tjera si në Vermosh, në Nivicë etj.
Avni Ponari është autor i dhjetra shkrimeve, reportazheve dhe opinioneve për problemet ekonomike e sociale në vend. Ai është kërkues e këmbëngulës për gjërat që nuk pajtohen me realitetin duke kërkuar ndryshimin përmes mendimeve dhe ideve të tij novatore.
LEXO EDHE: Nga ideja për arratisje tek basketbolli dhe SIGAL, rrëfimi 360 gradë i Avni Ponarit