Që prej vitit 1948, 7 Prilli njihet në mbarë botën edhe si Dita Ndërkombëtare e Shëndetit.
Dhe kur jemi në mes të një pandemie, një planeti të ndotur dhe sëmundjeve të rënda në rritje vit pas viti, kjo ditë merr më shumë rëndësi.
Sipas OBSH, ushqimet dhe pijet shumë të përpunuara e të pashëndetshme po nxisin një valë obeziteti, duke rritur kancerin dhe sëmundjet e zemrës.
Në këtë ditë, SIGAL UNIQA është e lumtur dhe shumë krenare që përmes produkteve të saj në Sigurimin Privat të Shëndetit ka mundur të ndihmojmë mijëra qytetarë, të cilët falë besimit në këtë kompani kanë mundur të fitojnë beteja të vështira shëndetësore.
“Jetë Plus”, risi e SIGAL UNIQA-s në mbrojtjen e shëndetit, me një mbulim deri në 1 milion euro, si asnjë siguracion tjetër
SIGAL UNIQA Group Austria, lidere në tregun e sigurimeve dhe e para kompani që futi në tregun shqiptar sigurimet private të shëndetit, ofron policën e sigurimit, unike në llojin e saj, “JETË PLUS”, risi unike e kompanisë në mbrojtjen e shëndetit, me një mbulim deri në 1 milion euro.
Me një çmim siguracioni nga 200 deri në 300 euro në vit, ju mund të kuroheni në spitalet më të mira të botës, kudo që ju dëshironi.
Por para se të vendosni se në cilin spital do të shkoni për kurim, “Jetë Plus” ju mundëson opinionin e mjekëve të 1 prej 3 qendrave më të mëdha të kurimit në Europë. Kështu, pacienti dhe familjarët e tij do e kenë më të lehtë zgjedhjen e spitalit apo klinikës së duhur.
Përveç kostove të pacientit, “Jetë Plus” mbulon kostot edhe për shoqëruesin e tij.
Por çfarë sëmundjesh mbulon Siguracioni “Jetë Plus”?
- Tumoret Malinje (kancer)
- Ndërhyryjet kirurgjikale në zemër
- Ndërhyrjet kirugjikale në kokë
- Ndërhyrjet kirurgjikale në shtyllën kurrizore
- Transplantet nga një dhurues i gjallë
Përveç “Jetë Plus”, SIGAL UNIQA bëri një hap tjetër përpara, krahasuar me kompanitë e tjera në treg, duke sjellë edhe shërbimin “TeleShëndet”.
Të sëmureshe dikur do të thoshte të udhëtoje tek zyra e mjekut për t’u ulur në një dhomë pritjeje me individë të tjerë të sëmurë aty rrotull. Pak ose asnjë njeri nuk ka dëshirë të dalë nga shtëpia kur janë të sëmurë, dhe sot falë teknologjisë, shumë njerëz nuk kanë përse ta bëjnë më këtë gjë.
Këtij trendi botëror ju bashkua edhe kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri e rajon, SIGAL UNIQA Group Austria e cila solli këtë shërbim inovator duke qenë pranë klientëve të saj në çdo moment dhe për t’ju dhënë shërbimin e duhur shëndetësor.
Dhe e gjithë kjo pa qenë nevoja të shkoni në spital apo të prisni në rradhë mjekun, duke ju mbrojtur kështu nga sëmundje dhe viruse që po qarkullojnë gjerësisht.
“TeleShëndet” është një aplikacion për telefona celularë (android dhe iphone) i cili sa herë të keni nevojë për t’u konsultuar me një mjek, keni mundësi t’a telefononi atë me video ose audio 24/7 dhe kudo ku jeni, brenda apo jashtë Shqipërisë.
Pa harruar edhe benefitet shtesë që ka ky shërbim në klinikat dhe spitalet më të mira të vendit.
LEXO EDHE: Gjithçka duhet të dini rreth shërbimit “TeleShëndet”, risia e SIGAL UNIQA
SI NDIHMOI SIGAL UNIQA mijëra klientë të prekur nga COVID-19
Gjatë këtyre dy viteve shumë të vështirë, jo vetëm për vendin tonë, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon SIGAL UNIQA Group Austria ndihmoi përmes produkteve të saj mijëra klientë të prekur nga Covid-19.
Gjatë vitit 2020, SIGAL UNIQA pagoi 137 mijë euro te klientët e saj, të prekur nga virusi COVID-19, të cilët morën kurim të specializuar në spitalet më të mira të Europës, përfshirë Austrinë, Italinë apo Turqinë.
Një vit më pas, gjatë 2021, kur edhe situate u bë më e rënduar, SIGAL shtoi dëmshpërblimet për klientët e saj duke paguar 354 mijë euro, për një total të përgjithshëm, përfshirë edhe vitin që jemi, mbi 500 mijë euro.
Mes mbi 1 milion klientëve që ka aktualisht SIGAL UNIQA Group Austria gjenden edhe emra të njohur të politikës shqiptare.
Një prej tyre është edhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, njëherazi edhe deputet në disa legjislatura.
“Si çdo shqiptar, edhe unë e kam nisur duke siguruar makinën. Pastaj kuptova që një ndër produktet që më interesoi më shumë ishte sigurimi shëndetësor duke parë që kostot për sigurimin e shëndetit ishin po njësoj me kostot që unë duhet të harxhoja për mirëmbajtjen e makinës. Marr disa produkte nga kompania SIGAL dhe më bën shumë përshtypje serioziteti i një firme shqiptare të konsoliduar tashmë.
Dhe pa dyshim Zoti ne na ka dhënë jetën por ne kemi për detyrë të kujdesemi shëndetin tonë dhe SIGAL UNIQA na i garanton dhe na i siguron këtë gjë”.
LEXO EDHE: Raporti i AMF/ Shqiptarët i besojnë shëndetin SIGAL-it, kompania që paguan më shumë dëme
Raporti i AMF: “Sigurimi i Sëmundjeve”/ SIGAL UNIQA, kompania lidere në tregun shqiptar
SIGAL UNIQA Group Austria rezulton kompania numër 1 në tregun shqiptar edhe sa i përket sigurimit të Shëndetit.
Këtë e fakton edhe raporti i publikuar disa ditë më parë nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-shkurt 2022.
Sipas raportit, të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar-shkurt 2022, arritën në rreth 228 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 36.84% në krahasim me periudhën janar-shkurt 2021.
Ndërkohë që, sa i përket produktit “Sigurimi i Sëmundjeve” SIGAL UNIQA ze 46% të tregut duke mbajtur ende rolin e lideres në treg dhe duke përforcuar faktin se shqiptarët i besojnë kësaj kompanie shëndetin e tyre.
Edhe në dëmet e paguara, raporti i AMF tregon se SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë kompania e sigurimeve që paguan më shumë.
Në periudhën janar-shkurt 2022, dëmet e paguara nga SIGAL zenë mbi 50% të totalit dhe me një diferencë të theksuar me kompanitë e tjera në treg.
LEXO EDHE: 23 vjet SIGAL, 23 vjet histori suksesi
Promovimi i një jete të shëndetshme përmes Klinikës Lëvizëse “SIGAL UNIQA VITAL TRUCK”
SIGAL UNIQA, jo vetëm shet produkte sigurimi por edhe promovon jetën e shëndetshme përmes “SIGAL UNIQA Vital Truck”, e para dhe e vetmja klinikë lëvizëse në rajon, e cila ka shkelur çdo pëllëmbë tokë të Shqipërisë për të ofruar vizita dhe ekzaminime falas për qytetarët.
Kjo nismë madhore e kompanisë SIGAL, unike në llojin e saj jo vetëm në Shqipëri, ka për synim sensibilizimin e qytetarëve mbi rëndësinë që ka shëndeti në përditshmërinë tonë.
“SIGAL UNIQA Vital Truck” mundëson një shumëllojshmëri viztash dhe ekzaminimesh falas, duke nisur nga vizita dhe konsulta me mjekun patholog, matje e sheqerit në gjak, vizitë e syve ORL, Audiograma, EKG e zemrës, Mamografi Echo abdominale, Echo e indeve të buta, matje e kapacitetit vital të mushkërive, matje e oksigjenit në gjak, etj…
23 VJET PRANË KLIENTËVE
SIGAL UNIQA ka siguruar pronën, jetën, shëndetin dhe gjithçka me vlerë të qytetarëve që prej vitit 1999.
Që nga ajo kohë ne jemi rritur dhe kemi evoluar, por një gjë ka mbetur e njëjtë: angazhimi dhe përkushtimi ynë ndaj klientëve.
Ne permbushim detyrimet tona kontraktuale, duke dëmshpërblyer me miliona euro dëme çdo vit dhe duke mbështetur financiarisht komunitetin që na rrethon.
Ne jemi këtu 24 orë në ditë nëse ju keni nevojë për asistencën tonë.
Ne jemi pranë jush prej 23 vitesh dhe do të vazhdojmë të jemi së bashku për një jetë më të mirë dhe më të sigurtë.
Për SIGAL UNIQA Group Austria, parandalimi i sëmundjeve është më mirë se kurimi i tyre…