12.5 C
Tirana
Tuesday, April 30, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZjarr në një spital në Greqi, të paktën 1 viktimë

Zjarr në një spital në Greqi, të paktën 1 viktimë

Të paktën një person ka ndërruar jetë pasi në një spital në Selanik shpërtheu zjarr. Flakët shpërthyen rreth orës 09:00 me orën lokale në një pavijon Covidi në spitalin e Papanikolaou.

Atje ndodheshin të paktën 20 pacientë që po merrnin trajtim.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende. Kathimerini raporton se atje kanë arritur mbi 30 zjarrfikës për të vënë situatën nën kontroll.

Ndërkohë Protothema raporton se drejtori i klinikës ka thënë që zjarrin e ka vendosur një pacient.

“Një pacient që po trajtohet me koronavirus me shumë mundësi e ka vendosur zjarrin vetë”, tha Diamantis Chloros.

Sipas tij, lëvizja e pacientit nuk është parë nga stafi dhe kjo ka bërë që më pas zjarri të përhapet me shpejtësi.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat