-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPartneri juaj në biznesin e ndërtimit/ Ju mendoni për projektet, për rreziqet...

Partneri juaj në biznesin e ndërtimit/ Ju mendoni për projektet, për rreziqet mendon SIGAL UNIQA

Ndërtimi po shndërrohet vit pas viti në një ndër sektorët më me peshë në ekonominë shqiptare, duke thithur një pjesë të konsiderueshme të burimeve financiare.

Sipas të dhënat e Eurostat, në vitin 2020 ndërtimi zuri rreth 10.4% të ekonomisë vendase, gati dy herë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian prej 5.6%.

Ndërkohë që edhe Bashkitë kanë rritur ndjeshëm numrin e lejeve të dhëna, veçanërisht në kryeqytet, fenomen ky që pritet të vijojë me ritme të vrullshme edhe gjatë viteve të ardhshme.

Por ndërtimet e reja që po kryhen janë të rrezikuara në mënyrë kostante kundrejt eventeve të papritura dhe të paparashikuara, duke filluar që nga kushtet e motit dhe të papriturat e shtresave të nëntokës, mbi të cilën ju ngrini themelet e veprave tuaja dhe deri tek pakujdesitë e kapitalit human, në zbatimin me përpikmëri dhe rigorozitet të specifikave të projektit, rregullave të sigurimit në ndërtim, montim etj.

Për të ndarë këtë risk ju nevojitet një partner të cilin mund ta gjeni vetëm tek SIGAL UNIQA Group Austria, e cila është e gatshme të jetë e vëmendshme kundrejt detajeve dhe eventeve të paparashikuara, në mënyrë që ju të ecni përpara për plotësimin dhe arritjen në kohë të realizimit të projekteve tuaja.

ÇFARË OFRON SIGAL UNIQA Group Austria?

Sigurimi i të gjitha rreziqeve në ndërtim (Constructors’ All Risk)

Ky produkt është për të gjithë ndërtuesit e pallateve, fabrikave, uzinave, aeroporteve, urave, autostradave. Polica e sigurimit ofron mbulimin në sigurim nga të gjitha rreziqet për fazën e ndërtimit të objekteve dhe gjithashtu edhe për një afat garancie pas përfundimit të punimeve.

Mbulimi përfshin si dëmet e pësuara nga i siguruari (kontraktuesi apo nënkontraktuesi i punimeve), ashtu edhe dëmet që i siguruari mund t’i shkaktojë të tretëve.

Sa kushton ky sigurim?

Primet për këtë sigurim variojnë nga 0,05% deri në 0,6% e shumës së siguruar, në varësi të llojit të objektit, natyra e objektit dhe kushtet e ndërtimit, vlera e punimeve të kontraktuara dhe makinerive të punës, limiti i përgjegjësisë si dhe nga kohëzgjatja e ndërtimit dhe afatit të garancisë.

Sigurimi i të Gjitha Rreziqeve Në Montim (Erection All Risk)

Nëpërmjet kësaj police sigurimi SIGAL UNIQA merr përsipër të paguajë për dëmtimet e punimeve në të gjitha fazat e montimit të makinerive dhe pajisjeve në objektet industriale. Gjithashtu, ne paguajmë edhe për dëmtimet ndaj palëve të treta, si për ato trupore ashtu dhe për ato pasurore, gjithashtu dhe shpenzimet për pastrimin e mbeturinave që shkaktohen nga ndodhja e një rasti sigurimi.

Sa kushton ky sigurim?

Primet për këtë sigurim variojnë nga 0,1% e shumës së siguruar deri në 0,5% e shumës së siguruar, në varësi montimeve që do të kryhen.

Sigurimi i Makinerive

Kjo është polica përmes së cilës sigurohen makineritë në njësitë industriale. Ne marrim përsipër të riparojmë ose zëvendësojmë humbjet ose dëmtimet fizike që mund të pësojnë makineritë në mënyrë të papritur dhe aksidentale gjatë procesit të punës.

Sa kushton ky sigurim?

Primet për këtë sigurim variojnë nga 0,2% deri në 0,5% e shumës së siguruar, në varësi montimeve që do të kryhen.

Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale

Ky sigurim ofrohet për të mbuluar të siguruarin në rast dëmtimesh që ai i shkakton shëndetit ose pronës së të tretëve si pasoje e neglizhences gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij profesionale ose gjatë këshillimit të të tretëve.

Duke qene se fazat e projektit ndertimor kerkohet edhe sigurimi i detyrueshem I Pergjegjesise profesionale te Arkitektit, inxhiniereve konstruktore, inxhinjerit zjarrfikes, inxhinjerit zbatues etj, Ne SIGAL UNIQA e ofrojme gjeresisht dhe me tarifat me te mira ne treg.

Arkitektet dhe Inxhinjeret mund te mbulohen ne sigurim jo vetem per nje project te caktuar por per te gjitha projektet qe zhvillojne gjate vitit me nje kontrate te hapur.

Sa kushton?

Tarifat për këtë sigurim varen nga nje numer faktoresh duke perfshire kufirin e demshperblimit qe do te sigurohet, masa dhe qellimi i biznesit ose praktika dhe shkalla e rrezikut qe lidhet me aktivitetet e tij. Tarifat variojne nha 0,15% – 0,4% e limitit te Pergjithshem te pergjegjesise.

Sigurimi i Përgjegjësisë Punëdhënësit

Punëdhënësi mund të detyrohet të kompensojë punonjësin e dëmtuar ose trashëgimtarët e tij në rast vdekje, për një lëndim aksidental që shkaktohet në orar të punës, nëse ka ose jo neglizhencë nga punëdhënësi ose jo.

Sa kushton?

Tarifat për këtë sigurim variojnë nga 0,25% – 0,55% e shumës totale të pagave gjatë një viti.

Sigurimi i detyrueshëm 10 vjeçar i Përgjegjësisë së Ndërtuesit 

Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave të gjithë ndërtuesit që shesin një pasuri të paluajtshme qoftë me funksion banimi apo biznesi duhet që t’i dorëzojnë blerësit një policë sigurimi me afat 10 vjeçar.

Me mbarimin e projektit ndertimor dhe dorezimin e dokumentacionit ne Bashki per marrjen e Certifikates se Perdorimit, nevojitet edhe sigurimi I Pergjegjesise se Ndertuesit per nje afat 10 vjecar dhe shuma e kerkuar per sigurim eshte e njejte me vleren totale te punimeve te projektit.

Kjo policë sigurimi mbulon Përgjegjësinë e Ndërtuesit/Zhvilluesit apo Investitorit për humbjet dhe dëmet e pësuara nga Përfituesi si dhe ato te palëve të treta për të cilët ai mbahet përgjegjës duke përfshirë edhe shpenzimet dhe kostot ligjore për mbrojtjen e interesave të tij gjatë procesit të gjykimit, me vërtetimin e ngjarjes së siguruar, kur për shkak të tokës ose defekt të ndërtimit, ndërtimi shembet tërësisht ose pjesërisht, ose paraqet rrezik të dukshëm shembjeje ose defekte të tjera të rënda, që shfaqen pas lidhjes së kontratës së kalimit të pronësisë qe rezulton me pasoja në:

–        Dëme materiale në pasurinë e transferuar apo kaluar Përfituesit (blerësi i pasurisë së paluajtshme) nga i Siguruari.

–        Sendeve apo personave të palëve të treta, që nënkupton dëmtime fizike, demtime trupore ose vdekje ose shkatërrim te pronës në zotërim të çdo personi ose enti që nuk është palë në këtë kontratë (dëme në sende), të shkaktuar nga ngjarja aksidentale si pasojë e shembjes tërësore apo të pjesshme të objektit të siguruar ndërtimor.

Ky sigurim është në përputhje të plotë me VKM nr.650 datë 02.10.2019 si dhe VKM nr.693 datë 02.10.2019

Çfarë dokumentash kërkohen?

  • Kopje e kontratës me Investitorin
  • Plotësimi i Pyetësorit të marrjes në sigurim
  • Grafiku kohor i punimeve
  • Preventivi i Punimeve
  • CV e shoqërisë

Për të ndarë të gjitha këto rreziqe, ju keni nevojë për një partner. Këtë partner ju mund ta gjeni vetëm tek SIGAL UNIQA Group Austria, e cila ju mundëson që ju të ecni përpara për plotësimin dhe arritjen në kohë të realizimit të projekteve tuaja.

➡NA SHKRUANI👇:

[email protected] ose [email protected]

➡MERRNI NJË OFERTË TANI👇:

WhatsApp: 068 60 62 829

LEXO EDHEA më duhet “Sigurimi i Shtëpisë” nëse nuk kam më një kredi?

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat