12.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKreditimi arrin në 18.3 miliardë lekë në shkurt, rekord kredia për blerje...

Kreditimi arrin në 18.3 miliardë lekë në shkurt, rekord kredia për blerje banese

Gjatë shkurtit të këtij viti, sektori bankar ka dhënë 18.36 miliardë lekë kredi të re, duke regjistruar një rritje në terma vjetorë. Ndërkohë gjatë shkurtit 2021, huaja e re fiksohej pranë 14.3 miliardë lekëve.

Gjatë 7 viteve të fundit, kjo është shifra e dytë më e lartë që prej shkurtit të vitit 2020. Sa i përket sektorit privat ndërkohë, huaja e re fiksohet në rreth 12.1 miliardë lekë, në rritje si në terma vjetorë, ashtu edhe në terma mujorë.

Ndërkohë, sa i përket kredisë së re për individët, gjatë muajit shkurt të këtij viti fiksohet pranë rreth 5.9 miliardë lekëve, në rritje gjithashtu në terma mujorë dhe vjetorë, nga rreth 4.9 miliardë lekë që ishte në janar të këtij viti, apo rreth 4.6 miliardë lekë në shkurt të vitit të kaluar.

Ndërkohë, në segmentin e kredisë së re për blerje banese vihet re se ka një rritje mjaft të lartë të kredisë së re për blerje banese në monedhën europiane. Madje, kjo e fundit ka barazuar atë në lekë, me nga 1.55 miliardë lekë secila.
Kredia për blerje banese ka regjistruar rekorde të njëpasnjëshme gjatë muajve të fundit, duke prekur niveleve të paregjistruara më parë.
Diçka e tillë është rrjedhojë jo vetëm e kërkesës së lartë nga familjarët si pasojë e “boom”-it në ndërtim, por edhe rrjedhojë e kushteve lehtësuese të sektorit bankar në vendin tonë për kredi të tilla.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat